As edhe tifozët më optimistë të Milanit nuk e kanë menduar se Gennardo Gattuso do t'i transformonte ata në mënyrë taktike dhe psikologjike.

Kush e priti këtë. Një revitalizim të rastësishëm nga Gennaro Gattuso të një Milani që u duk i humbur nën drejtimin e Montellas. Fakt është se Rino është bërë strategu ashtu sikurse edhe lideri i cili do t'u jepte lojtarëve të tij shtytje nga prapa qoftë në formën metaforike, ashtu edhe në atë reale. Kush e priti që Davide Calabria do të shënonte golin e tij të parë profesional me një parabolë delikate mbi momentalisht portierin më të mirë në Serie A.


Kush e ka njohur Montellan, njeriu të cilin të gjithë kanë pasur dëshirë të thonë se ai ka pasur taktika shumë spanjolle të silit të drejtpërdrejt sulmues dhe kush e ka pritur që pikërisht ai do të eklipsohej në mënyrë kaq fantastike nga Gattuso? I njëjti Gattuso i cili ishte shkarkuar nga Sioni dhe Palermo brenda pak javësh. Gattuson i cili kur ju dha drejtimi i stolit të Milanit u trajtua me përulje dhe si një majmun i rruar në veshje serioze, madje edhe prej atyre njerëzve që e kanë dashur si lojtar. Ai djalë. Vërtet futbolli është një lojë që ndonjëherë të bën të qeshësh.

GettyImages 924058170 Gattuso ka transformuar Milanin si taktikisht, ashtu edhe psikologjikisht, Foto: Getty Images

Kuq e Zinjtë janë duke shkuar rrugës së tyre fuqishëm në secilën garë me entuziazmin që gjithnjë e më shumë po rritet dhe kanë plotësisht të drejt ta bëjnë këtë.

Milani është vetëm shtatë pikië larg nva vendi i katërt, aty ku është i njëjt Inter me të cilni Rossonerët do të përballen në fundjavë. Kush do që e ka parë paraqitjen e turpshme të Interit ndaj Beneventos nuk do të brengoset për këtë Milan. Mos lejoni që rezultati t'iu mashtrojë, ekipi i fundit në tabelë ishtë larg ekipi më i mriënë San Siro, e madje ju mohua një penalti e Gagliardini është dashur të marrë karton të kuq.

Mënyra si lojtarët e Luciano Spallettit e festuan atë sukses ishte thua se është një pikë kthyese e sezonit ët tyre, një triumf i merituar dhe një shenjë e gjërave që do të vijnë e që në fakt do të duhet që t'i brengosë tifozët e Interit, sepse është një shfaqje e rrejshme e mbështjellur me shumë paqartësi. Lojtarët vepruan në të njëjtën mënyrë sikurse pas triumfit ndaj Bolognas me nëntë njerëz dhe kjo ishte pasuar nga një poshtërim ndaj Genoas.

gattuso 1 Gattuso dallohet për grintën e tij, Foto: Getty Images

Gattuso, ai me të cilin të gjithë kemji qeshur kur ishte emëruar trajenr i Milanit, ka arritur që të mposhtë me mençuri eusebio Di Francescon dhe të njëjtën mund ta bëjë me Spallettin.

Ishte e mrekullueshme ta shohim Gattuson duke polemizuar me KOlarovin në vijën anësore kur mbrojtësi i Romës tentoi të bënte një rivënie anësore, e cila u përcoll me një përqafim vetëm 10 minuta më vonë.

GattusoMilansampd e1518991328667 8 fitore, 4 barazime - Milani 12 ndeshje pa humbje, Foto: Getty Images

Është mirë që të kujtojmë se është i njëjti Rino ai, si në veshje serioze, si me vlerësimet e tij prej trajneri e me diplomën nga Coverciano. Ai mund të mos besojë çka po i ndodh dhe me të drejtë ne jemi aty pari me të. Ashtu si shumë prej fjalive të Gattusos në stërvitje, edhe kjo s'ka sens, por funksionon. Kjo është alkemia e futbollit që ne po e shohim në kohë reale.

Natyrisht se mezi na pritet Derby della Madonnina...

/Telegrafi/

telegrafi sport app