LAJMI I FUNDIT:

Sa i kushtoi mungesa e ‘numrit 10’ Italisë?

Sa i kushtoi mungesa e ‘numrit 10’ Italisë?

Pas eliminimit skandaloz të Italisë në fazën grupore, shumë njerëz çuditen se si ishte e mundur që një komb si Italia të mos jetë në gjendje të kalojë fazën grupore të Kampionatit Botëror. Jo vetëm se ata ishin kampionë të botës, por ata ishin në një nga grupet më të lehta të këtij Botërori, ndërsa përfundimi nën Zelandën e Re flet më shumë për vlerat dhe gjendjen e vërtetë në të cilën gjendet futbolli italian.

Gjëja që i mungoi Italisë u duk se ishte një ‘numër 10’ në sulm, pasi që në vitet e kaluara në ato pozita kanë shkëlqyer Del Piero ose Roberto Baggio, për të lidhur mesfushën me sulmin. Këtë vit askush nuk ishte në gjendje ta bëjë këtë, me Italinë që tentoi të luante me mesfushorin e Juventusit, Claudio Marchisio, si trekuartist (lojtar prapa sulmuesve), por që u dëshmua të jetë një zhgënjim i madh. Lojtarët që kanë mundur të përmenden si ‘numra 10’ ishin Antonio Di Natale dhe Fabio Quagliarella, por ata nuk ishin as afër të qenit të mirë sa për t’u përmendur në të njëjtin theks si Del Piero, Totti apo Baggio. Duket se vendi nga ku kishte lindur dhe klasiku ‘numri 10’, po i sheh rezervat të ‘shterura’, pasi që i vetmi futbollist që ishte në gjendje ta bëjë këtë tani, ishte Antonio Cassano. Por, ai tani është marrë me shmangien e problemeve disiplinore, duke e parë veten të luajë për Sampdorian në moshën 28 vjeçare.

Sa të mirë ishin sulmuesit e atëhershëm italianë, e tregon fakti që një lojtar si Gianfranco Zola, ishte kufizuar në vetëm 35 paraqitje për Azzurët dhe një lojtar si Paolo Di Canio nuk arriti të ketë as një paraqitje të vetme për vendin e tij. Sot, Italia lutet që të ketë lojtarë të tillë në dispozicion, pasi që talenti aktualisht më i madh në futbollin italian, Mario Balotelli, për shkak të problemeve disiplinore mund të përfundojë si Antonio Cassano. Plus, përkundër faktit se di të bëjë disa truqe, ai nuk është vërtetë një ‘numër 10’, pasi që ai është më shumë një golashënues.

Aq shumë vende do të dëshironin të kishin një lojtar të tillë si Alessandro Del Piero, sa që për dikë ai duket të jetë në formë përherë, nëse ai do të ishte i tillë dhe për Italinë. Është turp i vërtetë që një vend që ka pasur aq sulmues të mirë viteve të kaluara, është dashur të zgjedhë lojtarë si Vincenzo Iaquinta dhe Alberto Gilardino, për të startuar në sulm. Përderisa ata janë sulmues të zakonshëm, ata nuk janë asgjë nga ajo që ka pasur Italia në të kaluarën dhe krahasuar me sulmuesit e kombëtareve tjera, ata janë me milja larg.


Italia urgjentisht ka nevojë për ndryshime në Botërorin e ardhshëm dhe ndoshta golashënues në ngritje si Balotelli dhe Federico Macheda do të jenë të mjaftueshëm për ta. Sidoqoftë, për kënaqësi tonën, mungesa e një ‘numri 10’ në sulmin e Italisë do të jetë vërtetë zhgënjyese për t’u parë. /Telegrafi/