LAJMI I FUNDIT:

Sa është i kënaqur Agim Ademi me Franco Fodën dhe cili futbollist i Kombëtares e ka mahnitur

Sa është i kënaqur Agim Ademi me Franco Fodën dhe cili futbollist i Kombëtares e ka mahnitur

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ka qenë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili foli për rezultatet e arritura deri më tani nga përzgjedhësi gjerman Franco Foda.

Foda u emërua në krye të Kosovës në shkurt të këtij viti dhe deri më tani ka udhëhequr ‘Dardanët’ në 9 ndeshje, ku nga këto ka arritur 5 fitore dhe 4 humbje.

“Po, jemi të kënaqur domethënë, jashtëzakonisht jemi të kënaqur me Franco Fodën sepse ka krijuar një standard domethënë shihet kjo”.


“Ka barazu lojtar dhe tash mund të them që i kemi 27-28 lojtarë që kanë luajt që mund të luajnë për kombëtaren, nuk po e them që të barabartë sepse nuk ka asnjëherë të barabartë, por të përafërt janë dhe të nivelit reprezentativ e kombëtar janë”.

“Lojtarët kanë qenë stabil dihet Muriqi domethënë që është pjesa gjigante e një sulmuesi. Rrahmani dihet që është stabil jashtëzakonisht si gjithmonë”.

“Më vjen mirë që kemi fituar një futbollist të jashtëzakonisht të mirë Dellovën që na është dashur në atë pozicion”.

Sa i përket lojtarit që i ka lënë më së shumti përshtypje, Ademi tha se ai është padyshim Edon Zhegrova.

“Mund të them se përshtypje më së shumti ka lënë me gjithë karakterin e tij si futbollist Edon Zhegrova i cili realisht ka shpërthyer këtë vit”, ka thënë Ademi mes tjerash.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Ademi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix , LaskoPro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Mikel Arteta konfirmon se dy lojtarët kyç të Arsenalit janë gati për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Moment frike në ndeshjen Udinese-Milan: Maignan u largua me barelë pas një përplasje të fortë

Moment frike në ndeshjen Udinese-Milan: Maignan u largua me barelë pas një përplasje të fortë

Serie A
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Premier League
Thomas Muller mund të kalojë tek Man United, por jo në cilësinë e lojtarit

Thomas Muller mund të kalojë tek Man United, por jo në cilësinë e lojtarit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori