Telegrafi

Sa është i sigurt Smarti i ri (Video)

Njohuritë se sa janë të sigurta modelet e reja të automjeteve zakonisht i marrim nga testet e sigurisë që realizohen nga organizatat e pavarura, siç janë EuroNCAP dhe IIHS.

Megjithatë, para këtyre testimeve, vet kompanitë prodhuese kryejnë teste interne të sigurisë me qëllim që ta shohin kualitetin e produktit të tyre.

Kompania Daimler AG, e cila është pronare e Mercedesit dhe Smartit, ka dashur të dëshmojë se gjenerata e re e automjetit të vogël urban është tërësisht e sigurt në rast të ndonjë aksidenti.

Kjo është treguar përmes një përplasjeje frontale në mes të një Smart ForТwo dhe një Mercedes S-Class.

S-Class konsiderohet si një nga automjetet më të sigurta në treg, ndërsa është dy herë më i rëndë se një Smart. Në momentin e përplasjes, dy automjetet kanë lëvizur në shpejtësi prej 50 km/h.

Sipas informacioneve nga Daimler, hapësira në kabinën e Smart ka mbetur e padëmtuar pas përplasjes që është një tregues i shkëlqyer kur është në pyetje siguria e udhëtarëve.

Pritet të shohim se si do të dalë automjeti i ri Smart ForТwo në testimet që do t’i bëjnë EuroNCAP dhe IIHS. /Telegrafi/