LAJMI I FUNDIT:

Sa është efikase një dozë e vaksinës së Pfizerit dhe AstraZenacas te personat mbi 60 vjeç?

Sa është efikase një dozë e vaksinës së Pfizerit dhe AstraZenacas te personat mbi 60 vjeç?

Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KDCA) kanë publikuar rezultatet e një studimi duke deklaruar se një dozë e vetme e vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer ishte 87 për qind efektive në parandalimin e infeksionit tek njerëzit e moshës mbi 60 vjeç.

Të dhënat e KDCA tregojnë se vaksina Pfizer ishte 89.7 për qind efektive në parandalimin e infeksionit, të paktën dy javë pas dozës së parë, ndërsa vaksina AstraZeneca ishte 86 për qind efektive.

Studimi u krye në më shumë se 3.5 milionë njerëz në Korenë e Jugut, të moshës 60 vjeç, duke përfshirë 521,133 persona që morën dozën e parë të njërës prej dy vaksinave. Provimi në fjalë zgjati për dy muaj.


Të dhënat regjistruan 1,237 raste të infeksionit me coronavirus dhe vetëm 29 nga grupi i vaksinuar, raporton reuters.

Këto të dhëna vijnë si rezultat i përpjekjeve të Koresë së Jugut për të forcuar procesin e vaksinimit pasi raportet e problemeve të mundshme të shëndetit dhe sigurisë penguan disa njerëz nga imunizimi.

Koreja e Jugut deri më tani ka vaksinuar 6.7 për qind të popullsisë së saj prej 52 milionë banorësh, por ka vendosur një qëllim ambicioz të imunizimit të 70 për qind të popullsisë së saj deri në shtator dhe arritjen e imunitetit kolektiv deri në nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori