"Enemies" mban titullin një prej realizimeve më të fundit të reperit nga Tetova, S4MM. 

Këtë projekt ai e solli në bashkëpunim me artistin Faustbatal, kënga e të cilëve u mirëprit nga publiku.


Së fundmi, reperi shqiptar ka publikuar një fotografi në Instagram, derisa tregon se po vjen me diçka të re dhe po bashkëpunon sërish me Don Gimën.

Screenshot 4 9

"Ne kemi diçka në rrugë", ka shkruar krahas imazhit S4MM.

25-vjeçari gjatë këtij viti solli një sërë projektesh të suksesshme, përfshirë edhe albumin "Java e Legjendës". Albumi, i cili përmban gjithsej shtatë këngë, në platformën YouTube ka grumbulluar miliona klikimesh.

Samir Selimi krahas projekteve, vazhdon të jetë aktiv edhe me mbrëmje e koncerte të ndryshme. /Telegrafi/