LAJMI I FUNDIT:

Ryva Kajtazi për operacionet plastike: Nganjëherë të mbushet mendja sikur vetëm në sallë të operacionit rri

Ryva Kajtazi për operacionet plastike: Nganjëherë të mbushet mendja sikur vetëm në sallë të operacionit rri

Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Shija e Anës”.

Ajo ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale, teksa në një moment është diskutuar edhe gjuha e urrejtjes që mbizotëron sot në rrjetet sociale.

“Është goxha si fenomen edhe është përhapur shumë. Normalisht edhe sigurisht që ndjehesh keq edhe varet prej gjendjes emocionale në të cilën ti ndodhesh. Neve vetëm profesioni na dallon, domethënë jemi njerëz, profesionet e i kemi ndryshe-ndryshe. Por unë vetëm sepse kam zgjedhur profesionin që të jem fytyrë publike, nuk ta japë ty të drejtën të më paragjykosh dhe të më ofendosh”, tha Kajtazi.


Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

Më tej, interpretuesja e hitit “Barnatorja”, nuk la po folur edhe për komentet që akuzojnë atë për kryerjen e operacioneve plastike.

“Nëse ty nuk të pëlqen një punë e imja, pamja ime fizike – ekziston mundësia për të ma bërë ‘unfollow’ edhe je rehat me veten tënde. Pse e merr mundimin edhe nervozohesh me pamjen time edhe harxhon kohë duke me shkruar: ‘Çka je bërë kështu me operacione plastike?’, ‘S’po njiheni’, ‘A je Tayna?’, ‘A je kjo’”, tha Ryva.

Foto: Ryva Kajtazi/Instagram

Këngëtarja dhe aktorja tha se nganjëherë aq shumë akuzohet për “operacione plastike”, sa i duket se sipas komenteve të njerëzve, ajo qëndron vazhdimisht në sallën e operacionit.

“Nganjëherë të mbushet mendja sikur vetëm në sallë të operacionit rri. Nganjëherë i tem trajneres time: Më xhiro, ngase prej ushtrimeve të bjen sheqeri edhe të vjen të kthesh edhe vetëm shtrihesh në tokë dhe thua ‘vdiqa’, dhe pas asaj shkruajnë komente të tipit: ‘Je full operacione’”, tha më tej këngëtarja.

Ryva mes të tjerash pranoi se këtë verë do të jetë shumë aktive në muzikë dhe se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me një këngëtar mashkull. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Kalo në kategori