Russell Westbrook barazon rekordin 26-vjeçar të Wilt Chamberlainit

Lojtari i basketbollit Oklahoma City Thunders, Russell Westbrook ka shkruar një faqe të re të historisë në NBA.
Ai u bë lojtari i dytë që ndonjëherë arriti të shënojë 'triple-double' me të paktën 20 pikë dhe po aq asistime dhe kërcime.
Basketbollisti ishte vendimtar në fitoren e skuadrës kundër Los Angeles Lakers me rezultat prej 119:103.
"Kjo është për Nipsey", tha Westbrook pas ndeshjes, duke i kushtuar suksesin reperit, i cili ishte vrarë kohët e fundit.
Kujtojmë se i vetmi lojtari i cili arriti suksesin "20 + 20 + 20" para Westbrookut ishte legjendari Wilt Chamberlain, i cili e kishte arritur një gjë të tillë para 26 vjetëve.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































