Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare

Rusia tashmë ka humbur qasjen në pothuajse gjysmën e rezervave të saj financiare pas vendosjes së sanksioneve nga vendet perëndimore.
Sipas ministrit rus të Financave, Anton Siluanov vendi ka humbur qasjen e 300 miliardë dollarëve nga 640 miliardë dollarë që ka vendi.
"Vëllimi i përgjithshëm i rezervave tona është rreth 640 miliardë dollarë dhe rreth 300 miliardë janë të bllokuara dhe ne nuk mund t'i përdorim ato tani", tha Silaunov, përcjell Telegrafi.
https://twitter.com/KevinRothrock/status/1502987480827637764
Ai ka shtuar se borxhet ndaj vendeve jo-miqësore do të shlyhen me rubla.
"Borxhet ndaj vendeve jo-miqësore të Rusisë do t'i paguajmë me ekuivalentin e rublës", ka shtuar ai.
Kujtojmë se pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, rreth 300 korporata perëndimore janë larguar nga Rusia. /Telegrafi/



















































