Rusia me 'sulmin më të madh me dronë' ndaj Ukrainës, që nga fillimi i luftës

Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës në vitin 2022, tha ushtria ukrainase.
Një total prej 273 dronësh shpërthyes thuhet se qëlluan në rajonet e Kievit, Dnipropetrovskit dhe Donetskut midis natës të së shtunës dhe mëngjesit të së dielës.
Rreth 88 “u kapën” dhe 128 "u humbën", pasi u bllokuan elektronikisht, tha forca ajrore e Ukrainës.
Ky rekord kalon rekordin e mëparshëm prej 267 dronësh në prag të përvjetorit të tretë të luftës në fillim të këtij viti.
Në Kiev, një grua 28-vjeçare u vra dhe tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, u plagosën, sipas guvernatorit rajonal Mykola Kalashnyk.
Pak jashtë qytetit, zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët në lokalet e biznesit të shkatërruara nga sulmet me dronë.
Rusia ende nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me këto sulme.
Ky sulm vjen përpara një telefonate të planifikuar midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.
Trump ka premtuar të flasë me Putinin dhe më pas me presidentin Volodymyr Zelensky të hënën për "përfundimin e luftës", pasi bisedimet e para të drejtpërdrejta midis dy vendeve të tyre dështuan të jepnin një armëpushim këtë javë.
Kujtojmë se Putini e shpërfilli ofertën e z. Zelenskyy për bisedime ballë për ballë në Turqi.
Një burim nga ekipi negociator ukrainas i tha Sky News se Rusia kërcënoi me "luftë të përjetshme" gjatë bisedimeve midis zyrtarëve.
Përfaqësuesit e Kremlinit raportohet gjithashtu se kanë kërcënuar se Ukraina mund të humbasë "më shumë sesa vetëm të dashurit" ndërsa janë në tryezën e negociatave. /Telegrafi/

















































