LAJMI I FUNDIT:

Rusia mbyll konsullatat e Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë

Rusia mbyll konsullatat e Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë

Rusia do të mbyllë konsullatat e tri vendeve ish-sovjetike baltike, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të enjten.

Në deklaratë thuhet se konsullatat e Letonisë në Shën Petersburg dhe Pskov, si dhe konsullatat e përgjithshme të Estonisë dhe Lituanisë në Shën Petersburg do të mbyllen dhe të gjithë punonjësit e tyre do të shpallen “persona non grata”.

Fraza “persona non grata” do të thotë “një person i padëshiruar”. Të deklarosh dikë si të tillë zakonisht do të thotë se duhet të largohet nga vendi.


Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, një vend pritës ka të drejtë të shpallë diplomatë të huaj të padëshiruar.

Duke i bërë jehonë pretendimeve të presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës, deklarata tha se vendimi ishte marrë “në bazë të parimit të reciprocitetit, si dhe duke marrë parasysh ofrimin nga autoritetet e këtyre vendeve të ndihmës ushtarake për regjimin e Kievit dhe mbulimin e për krimet e nacionalistëve ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit dhe Ukrainës”.

Ambasadorët e Letonisë, Estonisë dhe i ngarkuari me punë i Lituanisë në Rusi u thirrën në lidhje me “veprimet jomiqësore të këtyre vendeve”.

Sipas ministrisë së jashtme, punonjësit konsullorë dhe personeli tjetër që nuk janë shtetas rusë duhet të largohen nga territori rus brenda të njëjtit afat kohor që ishte caktuar për largimin e punonjësve të misioneve konsullore ruse nga këto vende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori