Rusia nisi valë sulmesh ajrore në Kiev gjatë natës, në atë që zyrtarët thanë se ishte sulmi më i madh ajror në qytet që nga fillimi i luftës, ndërsa kryeqyteti ukrainas përgatitej të festonte përvjetorin e themelimit të dielën.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 52 nga 54 dronët e lëshuar nga Rusia, duke e quajtur atë një sulm rekord nga dronët “kamikaz” të prodhuar nga Irani, transmeton Telegrafi.
🇺🇦 Destruction of Russian missile over Kyiv 👌#UkraineWillWin #Ukraine #Kyiv #Russia #RussiaisATerroistState #ukrainian pic.twitter.com/fY4AQ9dV1f
— Intermarium 24 (@intermarium24) May 28, 2023
“Në atë që duket gjithashtu të jetë sulmi i parë fatal në Kiev në maj, rënia e mbeturinave vrau një burrë 41-vjeçar”, tha kryebashkiaku Vitaly Klitschko.
Sulmet para agimit ndodhën të dielën e fundit të majit, kur kryeqyteti feston Ditën e Kievit, përvjetorin e themelimit të tij zyrtar 1,541 vjet më parë.
⚡️Kyiv City Military Administration publishes photos of damage caused by debris following Russian aerial attack.
The administration reported that debris from a drone shot down over the capital overnight on May 28 fell onto the roof of a building in Kyiv's Pecherskyi District. pic.twitter.com/QqnuEZNFwt
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) May 28, 2023
Forcat Ajrore njoftuan në Telegram se Rusia kishte në shënjestër objektet ushtarake dhe infrastrukturore kritike në rajonet qendrore të Ukrainës, veçanërisht në rajonin e Kievit.
Me një kundërofensivë ukrainase që po përgatitet pas 15 muajsh lufte, Moska ka intensifikuar sulmet ajrore pas një qetësie prej gati dy muajsh, duke synuar kryesisht postet dhe furnizimet ushtarake. Valët e sulmit tani vijnë disa herë në javë.
Ukrainian air defense shooting down Russian drones over Kyiv tonight.
The Russian terror continues. The attacks have been coming practically every other night over the past 3 weeks. pic.twitter.com/TlBGViPFMU
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 28, 2023
Sulmet e së dielës erdhën pasi Kievi tha se luftimet ishin zbutur rreth qytetit të rrethuar të Bakhmutit në juglindje të Ukrainës, skena e betejës më të gjatë të luftës.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se sulmi u krye në disa valë dhe alarmi ajror zgjati më shumë se pesë orë.
Air raid sirens in Kyiv. Air defense explosions are heard in the Kyiv region. Kamikaze drone on the way. pic.twitter.com/c5oHqjPBK8
— S p r i n t e r F a c t o r y (@Sprinterfactory) May 27, 2023
“Sot, armiku vendosi të ‘urojë’ qytetarët e Kievit për Ditën e Kievit me ndihmën e UAV-ve të tyre vdekjeprurëse (aeroplanë pa pilot)”, tha Popko në kanalin e mesazheve Telegram.
Disa qarqe të Kievit, deri tani qyteti më i madh i Ukrainës me një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh, u goditën nga sulmet gjatë natës, thanë zyrtarët, duke përfshirë qarkun historik Pecherskyi. /Telegrafi/