Bayern Munich ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi duke u mposhtur nga Mainzi 2:1.
Kjo humbje nuk i ka pëlqyer aspak bosit të Bayernit, Karl Heinz Rummenigge që ka kritikuar skuadrën.
Sipas numrit një të bavarezëve humbjet duhen minimizuar pasi kështu do të rrezikonin titullin e kampionit.
“Nuk mund të humbasim në asnjë mënyrë. Uroj që në ndeshjet e ardhshme të mos pësojmë si ndaj Mainzin”.
“Duhet skuadra të përqendrohet mirë pasi në këtë mënyrë rrezikojmë titullin e kampionit”, u shpreh Rummenigge.
Bayerni në fundjavë do të jetë mysafir i Dortmundit që është në pozitën e dytë me pesë pikë më pak se ta. /Telegrafi/