Taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, buxheti për vitin 2019, investimet e huaja direkte, ligji për investimet strategjike dhe implementimi i MSA-së, ishin disa nga temat kyçe të ekonomisë kosovare në vitin që lamë pas.
Vendimi për taksën ndaj produkteve të Serbisë ka krijuar një situatë të re për ekonominë e vendit. Ana më pozitive e saj, po del të jetë vetëdijësimi i qytetarëve për të mos blerë mallra serbe, derisa janë edhe bizneset janë solidarizuar me vendimin e Qeverisë të Kosovës.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për KosovaPress, se bizneset kanë vënë interesin e tyre shtetëror para interesave private.
Rukiqi thotë se taksa ka nxjerrë në pah nevojën që ka Kosova në riorientimin e tregtisë drejt vendeve tjera dhe sa më pak nga Serbia.
Ai ka thënë se tashmë bizneset vendore kanë filluar të mobilizohen për të gjetur alternativa tjera për lëndën e parë.
“Ajo që ka qenë shumë inkurajuese është fakti që bizneset janë solidarizuar, janë rreshtu me këtë vendim në mënyrë që ta vendosin interesin shtetëror para atij privat. Me gjithë kostot, ata kanë fillu që të shohin alternativat në mënyrë që të mos dëmtohen në furnizime, në stoqe, në treg e kështu me radhë… Ajo që unë e shoh, aspektin më pozitiv të kësaj takse është ngritja e vetëdijes për moskonsumim të produkteve serbe, edhe nëse hiqet taksa në të ardhmen, qoftë për rritje të përkrahjes të prodhimeve tona, aty ku mund të rrisim potencialin tonë, aty ku mund të jemi konkurrues”, tha ai.
Sa i përket artikujve me origjinë nga vendet tjera, Rukiqi thekson se tashmë shumica e brendeve globale kanë filluar të gjejnë rrugë të tjera për të sjellë produktet e tyre në Kosovë.
“90 për qind e këtyre brendeve globale kanë filluar të shohin alternativa tjera dhe ka lëvizje konkrete në këtë aspekt për disa produkte që janë importu nga Serbia. Në kompani ndërkombëtare, në kompani multi nacionale, në kompani që janë me brende në Serbi, shikohen mundësitë më të afërta. Diku mund të jetë Polonia, Maqedonia, Hungaria, Kroacia e kështu me radhë”, ka thënë ai.
Kreu i OEK-ut ka komentuar edhe buxhetin për e këtij viti, ku kritika pati për skemën sociale.
“E kam përkrahur buxhetin tek pjesa e shpenzimeve që kanë të bëjnë me arsimin. E kam përkrahë buxhetin tek pjesa që lidhet me investimet kapitale, por me kusht që të jenë efikase, pra që paraja publike të menaxhohet mirë, të shkojë në projekte që krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi, qoftë edhe ne infrastrukturë ku është e nevojshme, por jam jashtëzakonisht kritik për pjesën 400 milionë që shkon për skemat sociale. Po e ritheksoj, 100 milionë nga këto nëse do të përdoreshin për zhvillim ekonomik, ne së paku do t’i krijonim 10 mijë vende të reja të punës”, theksoi ai.
Njëherësh, ai ka folur edhe për marrëveshjet Kosovë-Shqipëri.
“Me marrëveshje nuk eliminohen pengesat. Ajo që duhet me qenë në vend për me i eliminu barrierat është vullneti politik për me i luftu grupet e interesit, sidomos nga ana e Shqipërisë. Janë 3-4 produkte të Kosovës që, prapë nuk e kuptoj nga logjika e tregut, nuk janë ato cenime të mëdha të tregut në Shqipëri. Për shembull Shqipëria importon nga të gjitha vendet birrë, por ka qëlluar që birra e Kosovës të jetë problem dhe të krijohen qindra raste të ndryshme, të barrierave të ndryshme, të fshehta, të cilat tentojnë me e pengu eksportin e këtij produkti prej Shqipërisë. Ka qenë me pataten, me miellin, me produktet farmaceutike, me perimet e ndryshme e kështu me radhë. Pastaj, krejt kjo është tentu që të trajtohet në kuadër të një marrëveshjeje. Ato janë të mira, janë pozitive por, nëse implementohen. As Kosova, as Shqipëria nuk e ka një reputacion që janë të mirë në implementim, në zbatim të ligjit dhe aty beso j se duhet të jetë ndryshimi në mënyrë që të ketë besim që këto marrëveshje mund të kenë efekt”, tha ai.
Për atë se Kosova ka Ligjin për investime strategjike tash e dy vite, por ende nuk ka investitorë strategjik, Rukiqi thotë se ligji përkatës është bërë gabim, pasi nuk është përcjellë me akte nënligjore të mjaftueshme që e bëjnë ligjin e implementueshëm.
“Kemi rënie të investimeve të huaja direkte nga 3 për qind e GDP-së sa kanë qenë, tash janë 1 për qind e GDP-së, është tregues jashtëzakonisht negativ, për shkak se nuk besoj që vendet në tranzicion e kanë pasur potencialin që të kenë rritje të ekonomike të qëndrueshme por edhe zhvillim ekonomik pa investime të huaja direkte. Përderisa në vendet e rajonit kemi zhvillime shumë më pozitive sa i përket investimeve të huaja direkte”, është shprehur ai.
Për MSA-në, i pari i OEK-ut thotë se është më tepër një proces teknik, teksa flet se deri ku ka shkuar implementimi i saj.
“Nuk e shoh problematike (MSA-në) si marrëveshje që të zbatohet, për shkak se një pjesë e mirë e zbatimit të saj lidhet me ligjet që do të miratohen, ndryshimet ligjore që duhet të bëhen, politikat e ndryshme, strategjitë e ndryshme. Por, problemin e shoh çka pas MSA-së. Duhet të ketë një shtytës të reformave në mënyrë që edhe MSA-ja t’i arrijë efektet e veta”, potencoi Rukiqi.
Krejt në fund, i pari i OEK-ut është shprehur se Kosova po ballafaqohet me një raport problematik tregtar me deficit të lartë. Teksa ka ftuar që politikë prioritare për vendin të jetë përkrahja e eksportit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri