LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Kosova duhet të krijojë korridore të lira për qarkullimin e mallrave dhe të punëtorëve

Rukiqi: Kosova duhet të krijojë korridore të lira për qarkullimin e mallrave dhe të punëtorëve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se vendi duhet të krijoj korridore të lira për qarkullimin e mallrave dhe punëtorëve, pas situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar disa mangësitë dhe pengesat momentale që po hasen për qarkullimin e punëtorëve dhe mallrave ne veçanti.

“Rrjetet e marketeve që janë në Prishtinë, furnizimet i bëjnë nga depot që kryesisht janë në hyrje të Prishtinës, por territorialisht janë në komunat e Lipjanit dhe Graçanicës, prandaj e kanë të pamundur të fusin mallra në Prishtine, pasi që Prishtina është në karantine”, ka shkruar Rukiqi.


Ai kërkon që Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të sjell një vendim të ri lidhur me këtë, pasi sipas tij, tashmë Bashkimi Evropian dhe vendet e CEFTA-së e ka krijuar një korridor të tillë.

Rukiqi: Punëtorët në zonat e karantinës mund të lëvizin me lejet e lëshuara nga ATK
Lexo po ashtu Rukiqi: Punëtorët në zonat e karantinës mund të lëvizin me lejet e lëshuara nga ATK

Po ashtu, ai ka treguar se të gjithë punëtorët dhe mallrat në zonat që janë të futura në karantinë do të vazhdojnë të lëvizin sipas lejeve të Administratës Tatimore. /Telegrafi/