LAJMI I FUNDIT:

Rugovasit vazhdojnë t’i mbajnë shpresat te Ramushi (Video)

Rugovasit vazhdojnë t’i mbajnë shpresat te Ramushi (Video)

Ramush Haradinaj nuk i vizitoi ata që nga koha kur u kërkonte të vinin në Prishtinë për të protestuar për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Banorëve të Rugovës, sa ishte në opozitë Haradinaj, u premtoi përkrahje dhe se nuk do lejojë marrjen e 8 mijë hektarëve nga Mali i Zi me marrëveshjen që e nënshkroi Hashim Thaçi.

Banorët e Haxhajve pranojnë se Haradinaj nuk i vizitoj më kurrë, por thonë se i besojnë atij për korrigjimin e kufirit.

Ani pse Qeveria e tij i ka dhënë dritën jeshile kësaj marrëveshje për të shkuar në Kuvend, ata insistojnë se do t’i mbrojnë tokat e tyre me çdo kusht


Në temperatura minus e me borë, banorët u ngjitën deri në pikën e Haxhajve për të treguar kufirin. Ata janë të bindur për pikat kufitare, ani pse pranojnë se s’kanë dokumente, por thonë se një gjë të tillë e pranojnë edhe banorët malazezë nëse pyeten

Më i ashpër në kundërshtimin e kësaj vije kufitare është shprehur banori i fshatit Haxhaj, Rrustem Selimaj. Ai thotë se familjes së tyre u merren afro 2,100 hektarë. Ndërsa, shton se “këto toka s’mund t’ua marr as Zoti”! /Tribuna Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori