LAJMI I FUNDIT:

Rugova akuzon Ahmetin, për inate me VV dhe mos zbatim të programit për Prishtinën

Rugova akuzon Ahmetin, për inate me VV dhe mos zbatim të programit për Prishtinën

Drejtori i Kulturës në Komunë e Prishtinës, Yll Rugova, nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot përmes një postimi për mos bashkëpunim të kryetarit të komunës Shpend Ahmeti nga PSD për implementimin e programit për Prishtinën të VV, me të cilin ka fituar Ahmeti zgjedhjet si kandidat i VV-së.

Sipas tij, ndërprerja e bashkëpunimit mes VV dhe PSD po vështirëson punë e  komunës dhe prandaj duhet koalicion mes partisë së ndarë.

“Kjo që ndodhi sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës tregon se është i domosdoshëm formalizmi i një koalicioni të mirëfilltë të PSD-së edhe me Vetëvendosjen në Komunën e Prishtinës. Pas shkëputjes së kryetarit të komunës nga Vetëvendosja, dhe ndërprerjes së bashkëpunimit për implementim të programit të përbashkët zgjedhor në Prishtinë, është e domosdoshme të bëhet kjo marrëveshje e re. Për këtë program kanë votuar qytetarët dhe për këtë program bashkërisht kemi garuar në zgjedhje”, ka thënë Rugova.


“Nuk kemi hesape që për inate politike të sakrifikojmë projektet qenësore për qytetarët e Prishtinës. Udhëheqja e cila nuk e mundëson këtë koalicion është udhëheqje e cila s’e ka prioritet qytetarin. Prishtina nuk ka kohë për inate personale, Prishtina ka nevojë për punë serioze drejt ndërtimit të kryeqytetit të Kosovës”, ka shkruar Rugova në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori