Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ishte lojtari i parë i Serie A që doli pozitiv e coronavirus dhe agjenti i tij zbulon se periudha e karantinës për mbrojtësin do të përfundojë së shpejti.

Qendërmbrojtësi është testuar pozitivisht në 11 mars, ndërsa pas tij dolën pozitiv edhe shokët e skuadrës Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.


“Periudha e tij e karantinës do të përfundojë së shpejti. Duhet të përfundojë në ditët e ardhshme”, ka thënë agjenti Davide Torchia për Radio Sportiva.

daniele rugani juventus 2019 20 yj3bjk5ev90q1dnl84ib4mgsb

“Pas Pashkëve do të kuptojmë nëse ai mund të largohet nga dhoma ku po qëndron”.

Rugani ishte në stolin e rezervistëve në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Interit, por nuk u paraqit në ndeshje.

“Ai ka stërvitur si zakonisht pas ndeshjes me Interin. Më pas të martën temperatura e tij u ngrit shumë. Një ditë më pas ai u testua për Covid – 19. Por nuk ka pasur simptoma tjera prej atëherë”, ka thënë agjenti i futbollistit të Juves. /Telegrafi/

telegrafi sport app