LAJMI I FUNDIT:

Rryma mbyt hoxhën në Novosellë të Pejës (Foto/Video)

Rryma mbyt hoxhën në Novosellë të Pejës (Foto/Video)

Imami i xhamisë në Novosellë të Pejës, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes.

Telegrafi mëson se shkak i vdekjes së tij ishte një incident me rrymë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar këtë për Telegrafin.


Ai ka thënë se rreth orës 21:15 është njoftuar policia për këtë rast.

“Dje me datë 11.04 rreth orës 21:15 minuta, policia është njoftuar për një rast në fshatin Novosellë të Pejës. Patrulla policore ka arritur në vend të ngjarjes, e ka vërejtur viktimën e shtrirë në dysheme”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Në vend të ngjarjes ka arritur edhe ekipi i emergjencave dhe ekipi mjekësor, të cilët e kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Gjithashtu në vend të ngjarjes ka arritur edhe Prokurori i shtetit me të gjitha njësitë relevante të policisë rajonale në Pejë. Me urdhër të prokurorit, viktima dërgohet në obduksion të mjekësisë ligjore. Rasti cilësohet si hetim vdekje. Është ende herët për arsyet e vdekjes”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori