Rrëfimi emocional për përkushtimin e sportistit Idriz Humolli, fillimet e tij, sukseset dhe sfidat e vështira jetësore, është ekranizuar në filmin dokumentar “Rrugëtim prej Kampioni”.
Kur në mesin e viteve 60’ta, si djalosh i ri filloi të luajë para shtëpisë me shokët, talenti i tij ishte i qartë. Mirëpo, askush nuk ka mundur të supozojë se në cilin drejtim do të zhvillohet me shpejtësi rrufeje karriera e tij. Idriz Humolli, i cili deri sot ka mbetur i dashuruar në bodibilding, me gjithë vështirësitë dhe pengesat e shumta në karrierë, ka mbetur shembull i gjeneratave, transmeton Telegrafi.
Dokumentari “Rrugëtim prej Kampioni”, i autorit Arton Humolli, është një tregim inspirues për sakrificën, punën, talentin dhe këmbëngulësinë e kampionit të shtatëfishtë, Idriz Humolli; ndikimin e tij në themelimin e bodibildingut në Kosovë, hapjen e klubit të parë, themelimin e Federatës së Bodibildingut të Kosovës, si dhe popullarizimin e masovizimin e këtij sporti elitar.
Bashkëbiseduesit në film janë nga e gjithë karriera e tij dhe bashkëpunëtorët e tashëm. Të gjithë ata flasin për arritjet e sportistit të vlefshëm nëpër të gjitha momentet e rëndësishme të karrierës së tij.
Idriz Humolli ende inspiron dhe merret me bodibilding me entuziazmin e njëjtë si kur i ka bërë hapat e parë në terren, ndërkaq ata të cilët e kanë parë deri tani materialin e xhiruar, janë njëzëri në qëndrimin që ky dokumentar, jo vetëm që zbulon anën tjetër të panjohur të këtij gjeniu të bodibildingut, por është edhe tregim për vlerat jetësore, të destinuara për të gjithë adhuruesit e tij, por edhe gjeneratat e reja.
Themeluesi i Federatës së Bodibildingut të Kosovës, i cili kaloi shumicën e jetës së tij duke promovuar me sukses këtë sport në Ballkan, është edhe autor i dy librave dhe shumë e shumë artikujve të botuar në gazeta dhe revista.
“Rrugëtim prej Kampioni”, është prodhim i shtëpisë filmike ‘A&G Production’ i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Departamenti i Sportit dhe Komuna e Prishtinës. Premiera, është shfaqur të premten në Kinemanë Cineplex, në Albi Mall, Prishtinë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-09-145021-780x439.jpg)
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi
![Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-09-135053-780x439.jpg)
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
![Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Ronaldo-2-780x439.jpg)
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij
![Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-09-225911-780x439.png)
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos
![Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbnor-morina5-780x439.png)
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës
![Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/barcelona1-780x439.jpg)
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe