Një ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili shprehu interesim për fillimin sa më të shpejtë të projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren nuk ka asnjë reagim nga institucionet vendase. Drejtori i Rrugëve shtetërore Ejup Rustemi, i kontaktuar nga Alsat, na tha se ndodhet jashtë vendit dhe nuk morëm as përgjigje me shkrim për pyetjet e nisura; kur do të fillojë realizimi i projektit, sa pritet t’i kushtojë vendit, a ka vonesa në fillimin e punëve dhe cilat mund të jenë pengesat eventuale që mund të zvarrisnin realizimin.
Kryeministri Kurti dhe zv.ministri i Qeverisë së tij Hysni Durmishi, një ditë më parë, gjatë vizitës në Tetovë, thanë se kjo rrugë është ndër prioritetet e Kosovës.
“Variant që kemi përzgjedhur është ai me tunelin më të gjatë 6.4 kilometra. Arsyeja ka qenë që kjo rrugë të mund të funksionojë edhe në kushte të dimrit kur ka reshje të mëdha të borës. Pra, kemi shkuar me variantin me tunelin më të gjatë por në lartësi mbidetare më të ulët”, u shpreh Hysen Durmishi, zv.ministër i Infrastrukturës, Kosovë.
“Kostoja e parallogaritur e këtij aksi të rëndësisë së madhe ndërshtetërore, kombëtare, rajonale dhe evropiane është rreth 200 milion euro. Tre të katërtat për tunelin dhe pjesa tjetër për rrugët në të dy anët e tij që e lidhin Tetovën me Prizrenin. Pra, nuk është kosto e aq e lartë ndërkaq përfitimi është i jashtëzakonshëm, është i pamatshëm”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Kurti vendosi theksin te thirrja e institucioneve të vendit që të mos ketë vonesa.
“Andaj vonesat për këtë aks infrastrukturor janë të paarsyeshme dhe janë të dëmshme. Dhe unë kërkoj ndihmën e të gjithë juve, të secilit prej jush që jeni këtu dhe që po na ndiqni, tash ose më vonë, që bashkërisht të mobilizohemi e të aktivizohemi që asnjë ditë të mos humbet pa punuar për këtë aks rrugor i cili i lidh Prizrenin me Tetovën”, shtoi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Aksi rrugor Prizren-Tetovë është marrëveshje midis dy qeverive e nënshkruar fillimisht nga ish kryeministri Zoran Zaev dhe më vonë e vazhduar nga kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski.
Për këtë aks, për herë të fundit ka folur publikisht ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski i cili nuk kishte dhënë shpresa për një realizim të shpejtë. Sipas tij, procedura për ndërtimin e këtyre projekteve është e gjatë, duke mos dhënë afate konkrete. Ndërkohë, edhe pas shumë premtimeve dhe afateve edhe rruga kryesore dhe më e frekuentuar që lidhë Maqedoninë me Kosovën, Shkup-Bllacë mbetet e pa përfunduar. Autoritetet për më shumë se dy vite nuk mund të përfundojnë edhe ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët