Site icon Telegrafi

Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit, Rama: Lidhje e re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Si çdo mëngjes edhe sot kryeministri Edi Rama zgjodhi të postojë pamje nga punimet për ndërtimin e rrugëve.

Këtë herë kreu i qeverisë ka postuar në Facebook pamje nga punimet për ndërtimin e rrugës Shirokë-Zogaj, e cila pritet të përfundojë këtë vit.

Sipas Ramës kjo rrugë ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit,

“Mirëmëngjes dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Exit mobile version