LAJMI I FUNDIT:

Rruga A në Prishtinë – deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata, Zogaj: Projekt gjigant, do të jetë e gjatë 6 kilometra e gjerë 56 metra

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata për projektin e “Rrugës A”.

Zogaj në një intervistë për Telegrafin është shprehur se pjesa e tenderuar është 1.5 kilometra nga gjithsej 6 kilometra.

“‘Rruga A’ është një prej prioriteteve tona të mëdha. Aktualisht e kemi në proces të prokurimit, pra ne besojmë se gjatë këtij viti do ta nënshkruajmë kontratën me operatorët privatë. Tani jemi në proces të vlerësimit, deri në fund të vitit e nënshkruajmë kontratën në mënyrë që në pranverë të vitit të ardhshëm të dalim në terren me punë”, tha Zogaj.


“Në total kjo rrugë është 6 kilometra, kurse ne e kemi tenderuar vetëm për 1.5 kilometra, pra pjesën e parë. ‘Rruga A’ është projekt gjigant, ku kilometri i kushton me miliona euro. Është një rrugë e gjerë 56 metra, e madhësisë së Rrugës B, pra është projekt kompleks, që do fokus të madh në çështjen e shpronësimeve”, shtoi ai.

I dyti i kryeqytetit ka folur për investimet kapitale dhe tepricën buxhetore të bartur për vitin e ardhshëm.

“Buxheti i vitit 2023 është 105 milionë euro ku prej tyre 40 milionë euro janë për investime kapitale, shto këtu edhe pjesën e bartjes, ku me gjasë do të bartet një pjesë nga viti 2022, andaj do të kemi edhe një fond më të madh për investimet kapitale. Jemi shumë të fokusuar drejt investimeve kapitale, ky është një prioritet i lartë i kësaj qeverisje. Andaj, fokusin e kemi në disa projekte të mëdha që i kemi pasur pjesë të kampanjës”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, problemi i bartjes së mjeteve është si rezultat i tri proceseve të komplikuara.

“Problemi i bartjes së mjeteve është si rezultat i tri proceseve të komplikuara. E para është se kemi problem me planifikimin, i bërë shpejtë e jo mirë. E e si rezultat mandej i jetë problemi fazës së dytë, prokurimit. Prokurimi vjen pas planifikimit. Nëse planifikimi nuk është  i mirë atëherë edhe në prokurim kemi probleme të mëdha,…d.m.th, planifikim, prokurim e pastaj edhe në implementim”, theksoi ai.

Alban Zogaj gjatë intervistës në emisionin Përballje në Telegrafi | Foto: Ridvan Slivova

“Kemi një absurditet për vitin 2022, kemi nënshkruar kontratë me operatorin privat apo kanë qenë të nënshkruara kontrata për vitin 2021, ku paratë janë në xhirollogari të komunës, e në anën tjetër operatori privat refuzon ta vazhdoj punën, sidomos sivjet për shkak të lëvizjes së çmimeve në treg. Shumë operatorë privatë janë kthyer mbrapa dhe kanë thënë se me këto çmime që i kemi nënshkruar kontratat nuk mund të vazhdojmë tutje, sepse këto janë shumë më të larta dhe ne falimentojmë. Kështu që sivjet kemi shkëputur shumë kontrata. Buxhetimi për vitin 2023 është bërë me çmime të ngritura, të reja, pra e përmirëson situatën”, ka sqaruar Zogaj.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për projektin “Arkitekti i Qytetit”, kyçjet e lagjeve të reja në Ngrohtoren e Qytetit dhe projektet e ndërtimit të disa shkollave të reja në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Kalo në kategori