Nëse dëshironi që shpejt të thahen rrobat mund ta përdorni këtë truk!
Tharja e rrobave në ambient të jashtëm, në tel, di të zgjasë, aq më parë kur janë duke u ulur gradualisht gjithnjë e më shumë temperaturat.
Ata të cilët kanë makinë për tharje të rrobave apo makinë të zakonshme me opsionin për tharje, janë fatlumët e vërtetë.
Në qoftë se dëshironi që rrobat sa më parë të thahen, ekziston një truk i thjeshtë, i cili do t’ju kursejë si kohën ashtu edhe rrymën elektrike, transmeton Telegrafi.
Kështu, një nënë ka ndarë një truk shumë gjenial i cili për 15 minuta do t’i thajë rrobat pa u lodhur fare.
“Dëshironi që rrobat e njoma të thahen sa më parë?”, ka pyetur ajo në fillim të videos dhe ka shtuar që e gjitha që duhet ta bëni është që në makinën e tharjes së rrobave të futni një peshqir të thatë në 15 minuta dhe, pasi këtyre 15 minutave, nxirrni nga makina.
Në këtë mënyrë peshqiri i thatë do të mbledhë lagështinë nga rrobat e njoma, ndërsa ju procesin e tharjes do ta përshpejtoni për 30 për qind.
Njerëzit komentuan me entuziazëm idenë e saj dhe shumica thanë se ky truk funksionon në të vërtetë.
Shikoni videon:
#homeliving #lifehack #house ♬ Peaches – Justin Bieber
/Telegrafi/