Rrobat kanë erë të pakëndshme pas larjes? Këshilla për përdorimin e duhur të zbutësit
Për të shmangur një erë të pakëndshme pas larjes së rrobave dhe për ta ruajtur qëndrueshmërinë e ngjyrave dhe cilësinë e rrobave për më gjatë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Me siguri ju ka ndodhur që, pasi makina ka mbaruar larjen, në vend të rrobave aromatike, t’ju presë një erë e pakëndshme që as vetë nuk e dini se si ka ardhur, kur keni bërë gjithçka si më parë.
Me siguri po pyesni veten se cili është problemi, prandaj këtu janë udhëzimet për mënyrën e saktë të përdorimit të zbutësit gjatë larjes së rrobave, si dhe rekomandimet për të mos larë materiale të caktuara në rrobalarëse.
Shumë detergjent ose zbutës
Detergjenti i tepërt mund ta bllokojë shpërndarësin e detergjentit dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme, kurse zbutësi i tepërt i rrobave i bën rrobat më të vështira për t’u larë. Lexoni me kujdes dozat e treguara në paketim dhe mos harroni të përdorni një gotë matëse.
Nëse rrobat tuaja janë shumë të ndotura, përdorni metodën e duhur të larjes ose përdorni dy cikle.
Përdorni zbutës në të gjitha rrobat
Përveçse e bën materialin të duket i kadiftë, zbutësi i rrobave e bën më të lehtë hekurosjen. Megjithatë, absorbueshmëria e pëlhurës zvogëlohet me kalimin e kohës, kështu që është më mirë të mos e përdorni për të larë peshqirë, veshje sportive ose sende të tjera të bëra nga mikrofibra, elastan ose material elastik.
Larja e tepërt e xhinseve
Prodhuesit e xhinseve kanë një mendim radikal për këtë pikë: ata këshillojnë të mos lahen në rrobalarëse për ta ruajtur ngjyrën më gjatë.
Nëse nuk jeni gati ta ndiqni këtë rekomandim, intervali optimal midis dy larjeve është një periudhë prej dy deri në gjashtë muaj, në varësi të shpeshtësisë së xhinseve dhe karakteristikave individuale të trupit tuaj.
Mirëmbajtja jo e mirë e makinës larëse
Papastërtitë, mbetjet e detergjentit dhe gjithçka që grumbullohet në rrobalarëse, me kalimin e kohës do të arrijë te rrobat tuaja, gjë që do të sjellë erëra të këqija dhe njolla të bardha. Për ta parandaluar këtë, ndiqni disa rregulla të thjeshta të mirëmbajtjes.
Zbrazeni rrobalarësen sa më shpejt të jetë e mundur pas çdo larjeje, po ashtu, pas çdo larjeje, hiqeni detergjentin e mbetur nga goma në derë. Thani rregullisht ndarjen e detergjentit, ndërsa një herë në muaj lëshojeni makinën të zbrazët me detergjent dhe uthull për dezinfektim.
Tharje e gabuar
Tharja e parregullt ndikon negativisht në rrobat tuaja sikurse edhe larja jo e duhur. Prandaj, mos përdorni shumë tharje automatike, kjo i bën gjërat tuaja të konsumohen dhe zbardhen më shpejt, po ashtu mos e përdorni për rroba të thata dhe të ndjeshme.
Mos varni sende të thurura dhe leshi në telin e tharjes, pasi ato do ta humbin formën e tyre. Thani ato në një peshqir në një sipërfaqe horizontale. Përpara se t’i varni rrobat, shkundni ato për të parandaluar rrudhosjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja
Virgjëresha – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi i vitit është i favorshëm për avancim në karrierë, maji është muaji i dashurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?