Wagner (Vagner), një kompani private ushtarake ruse, kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të përpjekjeve për rekrutim në Ballkanin Perëndimor, përmes lidhjeve me organizatat e krahut të djathtë që operojnë në këtë rajon.
Kjo ka nxitur reagime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë mediat po hetojnë vërtetësinë e këtyre pretendimeve.
Departamenti amerikan i Thesarit pritet të vendosë sanksione shtesë ndaj Wagner-it, që ka ndihmuar ushtrinë ruse në luftën kundër Ukrainës.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha më 20 janar se Thesari do ta cilësojë Wagner-in në ditët në vijim si një organizatë të rëndësishme të krimit transnacional.
Radio Evropa e Lirë në këtë artikull pasqyron atë që dihet deri tani lidhur me këtë kompani.
Çfarë është Wagner?
Wagner, i cilësuar shpesh si një ushtri mercenare, është themeluar në vitin 2014 nga shtetasi rus, Yevgeny Prigozhin, i cili është person i afërt me Kremlinin. Vitin e themelimit të kësaj ushtrie private, Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.
Kompania është akuzuar për krime të mundshme lufte në Ukrainë, Siri dhe vende të ndryshme afrikane.
Njësia është nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) që nga dhjetori i vitit 2021 për shkelje të të drejtave të njeriut në konfliktet e armatosura në mbarë botën.
Wagner ka qenë, gjithashtu, në listën e zezë të SHBA-së që nga qershori i vitit 2017, për shkak të përfshirjes në konfliktet në lindje të Ukrainës.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se më 4 nëntor, grupi Wagner hapi një qendër të teknologjisë ushtarake në Shën Petersburg, Rusi, me qëllim të tërheqjes së bizneseve të reja dhe kompanive që merren me teknologjinë industriale “me ide të reja që janë gati për t’u aplikuar në sferën e mbrojtjes kombëtare”.
Në hapje ishin të pranishëm veteranë ushtarakë dhe ekspertë të IT-së, siç raporton Reuters, dhe një kamion i parkuar para qendrës e kishte të shënuar shkronjën “Z” – një nga simbolet e pushtimit rus të Ukrainës.
Lidhjet me të djathtët në Serbi
Në nëntor të vitit 2022, Damjan Knezheviq, udhëheqësi i organizatës së krahut të djathtë “Patrulla Popullore” nga Serbia, vizitoi Qendrën e Teknologjisë Ushtarake Wagner në Rusi.
Murali fillimisht u pa më 14 janar, por u mbulua me ngjyrë ditën tjetër.
Aktivistët e organizatës joformale “Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët kundër luftës” e dënuan muralin në një postim në Twitter, duke kritikuar regjimin e Vladimir Putinit nga Serbia.
Një tjetër mural kushtuar Wagner-it ishte shfaqur edhe më parë, në vitin 2021, në Beogradin e Ri, i organizuar nga lideri i partisë joparlamentare “E Djathta Serbe” Misha Vaciq.
Knezheviq thuhet se ka deklaruar në një prononcim për mediat ruse se “shumë nga miqtë e mi do të jenë krenarë që kam pasur nderin të vizitoj Qendrën Wagner”. Por, kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë për lidhjet e tij me këtë kompani ushtarake, Knezheviq mohoi çdo lidhje.
Megjithatë, ai përmendi se i njihte “disa serbë që ishin atje”.
Organizata “Patrullat Popullore”, të cilën e drejton Knezheviq, njihet për aksionet kundër emigrantëve dhe organizimin e protestave në mbështetje të Rusisë në Beograd, pas pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.
Muralet mbështetëse
Më 18 janar, një mural kushtuar ndërmarrjes ushtarake private ruse, Wagner, me organizatën ultra të djathtë “Patrullat Popullore” në sfond, në qendër të qytetit të Beogradit u ngjyros sërish.
“Patrullat Popullore” edhe më parë ishin shprehur për Wagner-in në profilin e tyre Telegram.
Murali fillimisht u pa më 14 janar, por u mbulua me ngjyrë ditën tjetër.
Aktivistët e organizatës joformale “Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët kundër luftës” e dënuan muralin në një postim në Twitter, duke kritikuar regjimin e Vladimir Putinit nga Serbia.
Një tjetër mural kushtuar Wagner-it ishte shfaqur edhe më parë, në vitin 2021, në Beogradin e Ri, i organizuar nga lideri i partisë joparlamentare “E Djathta Serbe” Misha Vaciq.
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, organizatat e krahut të djathtë në Serbi kanë qenë të zëshme në mbështetjen e tyre ndaj politikës së Kremlinit dhe kundërshtimit të vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.
Pavarësisht se është kandidate për anëtarësim në BE, Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Kremlinit.
Reklamimi në Russia Today
Në janar, agjencia ruse e lajmeve, Russia Today Balkan (RT), publikoi një reklamë nga grupi Wagner që kërkonte vullnetarë për grupin. Reklama detajon kushtet për pjesëmarrje, fitime dhe trajnime.
Megjithatë, njoftimi u ndryshua më vonë, duke përshkruar një grup ish të burgosurish që ishin vullnetarë për një operacion ushtarak në anën e Rusisë.
Versioni origjinal i lajmit mund të gjendet në Google.
I pyetur për këtë reklamë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se nuk kishte dëgjuar për të dhe se Serbia i ndëshkon ata që marrin pjesë në luftëra jashtë vendit.
Ambasada e Ukrainës në Beograd, gjithashtu, lëshoi një deklaratë ku dënon reklamën dhe i bën thirrje Serbisë që të marrë masa për të ndaluar propagandën ruse dhe thirrjet për vullnetarë përmes reklamave, si dhe të ndalojë aktivitetet e RT-së në Serbi.
Kjo agjenci e lajmeve, e kontrolluar nga shteti rus, së cilës i është ndaluar transmetimi në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022, filloi të funksionojë në Serbi më 15 nëntor.
Edhe presidenti i Serbisë e dënoi reklamën duke thënë “Çfarë po i bëni Serbisë, pse po bëni thirrje nga Serbia, kur e dini se kjo është në kundërshtim me ligjet tona” dhe u bëri thirrje “miqve rusë” të mos e vendosin Serbinë padrejtësisht në vështirësi.
Ligjet serbe për ata që u bashkohen luftërave të huaja
Pjesëmarrja dhe organizimi i pjesëmarrjes në një luftë në një vend të huaj është vepër penale në Serbi që nga viti 2014, e dënueshme deri me 10 vjet burgim.
Në mesin e 32 aktgjykimeve që Serbia ka dhënë kundër luftëtarëve në pjesët e pushtuara të Ukrainës, në njërin nga marsi i vitit 2017, një shtetas i Serbisë është dënuar për luftime në Ukrainë në krah të separatistëve pro-rusë brenda grupit Wagner.
Me aktgjykim të Gjykatës së Lartë të datës 10 mars 2017, shtetasi i Serbisë është dënuar me burgim me kusht për një vit.
Dënimi me kusht do të thotë se i dënuari nuk e ka vuajtur dënimin në burgim, por është liruar. Mirëpo, nëse i dënuari kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda tre vjetëve të ardhshëm nga shpallja e aktgjykimit, në atë rast ai do të arrestohej dhe do të dënohej me burgim për një vit.
Sipas aktgjykimit, i pandehuri “me vetëdije dhe vullnetarisht ka pranuar kryerjen e krimit”.
Në dokument, megjithatë, gjykata fshehu identitetin e të dënuarit duke errësuar të gjitha detajet – nga emri dhe mbiemri, viti i lindjes dhe adresa e banimit.
Vendimi, siç u tha, u dha në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Shtetasi serb, Dimitrije Sasha Jojiq, i cili vdiq në luftën në Siri në qershor të vitit 2017 duke luftuar në krah të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, përmendet në mesin e anëtarëve të grupit Wagner në mediat në Serbi.
Para Sirisë, Jojiq luftoi në Ukrainë.
Nuk ka asnjë informacion të konfirmuar nëse luftëtarë të rinj nga Serbia iu bashkuan Wagner-it pas pushtimit të Ukrainës.
Videot dhe fotot e pakta të disponueshme deri më tani, të publikuara në rrjetet sociale, dyshohet se tregojnë luftëtarë serbë në njësitë ruse.
Autoritetet në Serbi thanë se janë duke i hetuar rastet, por nuk e shpallën publikisht numrin e tyre.
Shqetësime për përpjekjet e Wagnerit për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera, gjatë vizitës së tij në Serbi, ka shprehur këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
“Ne po punojmë me Qeverinë e Serbisë dhe vendet e tjera për t’u dhënë fund këtyre aktiviteteve”, u tha ai gazetarëve në Beograd më 12 janar.
Lidhjet me ngjarjet në Kosovë
Në maj të vitit 2022, Kosova iu bashkua mbështetjes për sanksione të Bashkimit Evropian kundër subjekteve dhe grupeve nga Rusia, përfshirë grupin Wagner.
“Individët, të cilët janë në listën e sanksioneve të BE-së, janë të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturat dhe vrasjet”, tha atë kohë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, duke aluduar për individë nga grupi Wagner.
Në dhjetor të vitit 2022, organizatat dhe lëvizjet e krahut të djathtë nga Serbia organizuan një protestë në Jarinjë, vendkalimin kufitar midis Serbisë dhe Kosovës, në mes të tensioneve të shtuara në veri të Kosovës në atë kohë. Protesta u organizua me parullën “Lutuni Zotit dhe rrini pas Rusisë”.
Damjan Knezheviq, lideri i ultra të djathtës “Patrulla Popullore”, ishte në Jarinjë. Ky grup organizoi edhe protestën e “mbështetjes së serbëve të Kosovë” më 12 dhjetor në Beograd.
Videoja nga ajo protestë është publikuar nga grupi Wagner në kanalin e tyre në Telegram me komentin “Aksioni patriotik në Beograd në mes të përkeqësimit të situatës në Kosovë”.
Në Serbi, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, paralelisht me protestat kundër luftës në mbështetje të Ukrainës, janë organizuar edhe protesta në mbështetje të pushtimit rus dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Flamujt rusë dhe shkronja “Z” si një nga simbolet e pushtimit rus të Ukrainës, janë detaje të shpeshta në këto protesta.
Të dhënat e inteligjencës për praninë e Wagner-it në Bosnjë e Hercegovinë
Ministri i Sigurisë i Bosnjë e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, konfirmoi në një deklaratë për REL-in më 9 janar se të dhënat e inteligjencës tregojnë praninë e grupit Wagner në atë zonë.
“Këto janë grupe, pak a shumë, ekstreme dhe radikale që kanë qenë të pranishme në këtë zonë për një kohë të gjatë”, tha Cikotiq.
Në prag të Ditës së Republika Sërpskas, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës, ai paralajmëroi për praninë e mundshme të anëtarëve të grupeve radikale dhe ekstremiste, duke përfshirë grupin Wagner.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë nuk mundi të konfirmonte praninë e anëtarëve të grupit Wagner më 9 janar në Sarajevën Lindore.
Një shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës dyshohet se ka rekrutuar luftëtarë nga Ballkani Perëndimor.
Në dhjetor 2020, portali i pavarur rus, Meduza, publikoi dëshminë e një prej anëtarëve të grupit Wagner, i cili përmendi se në mesin e luftëtarëve të tyre në Ukrainë kishte shtetas të Serbisë, të cilët korrespondonin me një person me emrin Davor Saviçiq, shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Davor arriti t’u rrënjosë idenë se ‘ju jeni këtu, në Rusi, nën shpenzimet e mia, dhe pa mbështetjen time, do të ktheheni në Serbi’. Pra, 50 [mijë] rubla nga çdo rrogë – për mua (rreth 600 euro)”, kështu e përshkroi Gabidulin atë që ndodhi në lindje të Ukrainës në vitin 2015.
Disa media në Serbi kanë shkruar për Saviçiqin, duke thënë se ai është me origjinë boshnjake, ku ka marrë pjesë në luftë si pjesëtar i formacionit paraushtarak të Gardës Vullnetare Serbe, të udhëhequr nga Zheljko Razhnatoviq Arkan, i cili ishte akuzuar më parë në vitin 1999 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë për krime lufte.
Mediat shkruajnë edhe për Saviçiqin, duke thënë se ai ishte pjesë e Njësisë së Operacioneve Speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në krye me Milorad Ulemek Legijan, i cili u dënua më 2007 për organizimin e vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq.
Akuzat për krime lufte
Tre anëtarë të Wagner-it janë akuzuar në Ukrainë se kanë kryer krime lufte në muajin prill 2022 në fshatin Motizhin në afërsi të Kievit, ndërsa shërbimi gjerman i inteligjencës dyshon për mercenarë nga ky grup për përfshirje të mundshme në vrasjet e civilëve në Bucha, gjatë tërheqjes së forcave ruse.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha në maj 2022 se ka “prova bindëse” se forcat paraushtarake ruse kanë vrarë civilë dhe kanë kryer shkelje serioze të të drejtave të njeriut në luftën civile në Republikën e Afrikës Qendrore.
Wagner, gjithashtu, përballet me akuza për krime kundër civilëve në Libi.
Në raportin e misionit të pavarur faktmbledhës në Libi, të porositur nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ekspertët deklaruan se ka arsye për të besuar se anëtarët e Wagner-it qëlluan drejtpërdrejt mbi njerëzit që nuk morën pjesë në konflikte.
Wagner po ashtu dyshohet se është i lidhur me masakrat dhe vrasjet e civilëve në Mali gjatë vitit 2022. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje