LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti “Find My Device” i Google më në fund është funksional, nuk ka më pajisje të humbura

Rrjeti “Find My Device” i Google më në fund është funksional, nuk ka më pajisje të humbura

Google më në fund ka lëshuar rrjetin e tij Find My Device, siç njoftoi vitin e kaluar.

Teknologjia përdor një rrjet prej mbi një miliard pajisje Android, për të lejuar përdoruesit të gjejnë pajisjet e humbura. Veçoria në thelb të kujton atë që Apple dhe Tile tashmë ofrojnë.

Rrjeti Find My Device tani është i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe Kanada, dhe do të vijë së shpejti në pajisjet Android në mbarë botën, transmeton Telegrafi.


Pas instalimit të aplikacionit, përdoruesit mund ta përdorin atë për të gjetur telefonat dhe tabletët Android. Veglat do t’i lejojnë pajisjet të cingërojnë me komandën e përdoruesit dhe vendndodhja e tyre do të shfaqet në hartë. Këto harta funksionojnë edhe kur pajisjet janë jashtë linje.

Pajisjet Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do të shfaqen në hartë edhe kur janë të fikur ose kur bateria është zbrazur plotësisht.

Në aplikacionin Find My Device mund të integroni gjurmuesit e Bluetooth Chipolo dhe Pebblebe, që do t’i lejojë përdoruesit të lokalizojnë shumë sende të tjera – çelësat, çantat, kuletat dhe madje edhe kafshët shtëpiake. Kjo do të bëhet e mundur nga etiketat, të cilat vijnë së shpejti dhe janë krijuar posaçërisht për rrjetin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Kalo në kategori