KEDS ka punuar në segmetin e ri rrugor të hyrjes dhe daljes së rrugës Pejë-Prishtinë. Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka shtrirë shtatë kilometra rrjet të ri nëntokësorë dhe 1,500 metra rrjet të ri ajror për tension të ulët.
Projekti përshkon zonat dhe fshatrat e Pejës që nga hyrja e qytetit, (nga Gorenje) deri në fshatin Ramun. Me këtë projekt KEDS ka përmbushur pritjet e qytetarëve të këtij rajoni, Pejës.
Zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala thotë se në këtë rast ka pasur rilokim të shtyllave dhe rilokim të rrjetit nga ajor në nëntokësor, sipas projeksionit të ri të këtij segmenti rrugor që po realizohet nga Ministria e Infrastrukturës. Buzhala thotë se investimi në fjalë nga ana e KEDS-it, ndikon në përmirësimin e cilësisë në furnizim e që pashmangshëm eliminon humbjet.
“Shtatë kilometra të ndërtuara nga ajror në rrjet nëntokësor, një mijë e 500 metra rrjet ajror të ri për tension të ulët dhe poashtu rilokim i shtyllave të reja të betonit duke ju përshtatur standardeve të segmentit të ri rrugor, tashmë janë realizuar nga ana e KEDS-it. Ky investim eliminon humbjet, zvogëlon në miminum mundësinë e defekteve dhe poashtu ndikon në cilësi”, tha Buzhala.
Qytetarët e kësaj ane mbeten të kënaqur për këtë punë të KEDS-it, meqë sipas tyre përfitimet janë të shumta. Blerim Nikqi banor në njërin nga këto fshatëra, thotë se një gjë e tillë është mirëpritur nga të gjithë banorët por edhe të gjithë të tjerët që frekuentojnë këtë segment nacional të rrugës.
“KEDS së pari ka rivendosur shtyllat e reja sipas kushteve të reja të krijuara nga segmenti i ri rrugor dhe për këtë meriton kompliment meqë ka qenë kërkesë që i ishte paraqitur edhe kryeministrit Haradinaj më herët. Së dyti KEDS ka punuar me shumë dinamikë në ndërtimin e rrjetit nëntokësor dhe kjo gjë eliminon rrezikun, e rritë cilësinë e furnizimit. Pra është diçka shumë moderne që po ndodhë në këtë anë”, tha Nikqi. /Telegrafi/
Me realizimin e këtij projekti KEDS ka përmirësuar furnizimin me energji për një numër të madh konsumatorësh dhe qytetarësh në këtë pjesë të segmentit rrugor që përshkon disa fshatra të Pejës, siç janë Qyshku, Pavlani, Zahaqi e deri në Ramun.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit