Rrjedhjet e konstatuara në tubacionet e gazit “Nord Stream I” dhe “Nord Stream II” në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës janë si pasojë e sulmeve, janë të mendimit liderët perëndimorë.
Rrjedhjet në tubacionet e Detit Baltik, janë bërë si pasojë e sulmeve, pohon ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
“E dimë me siguri se nuk kemi të bëjnë me ndonjë defekt në material, por se me të vërtetë ka pasur sulme ndaj infrastrukturës, tha Habeck.
Të hënën ishte vënë re një rënie e papritur e presionit në dy tubacionet. Sipas autoriteteve suedeze dhe kompanisë operuese “Nord Stream AG”, tre rrjedhje u konstatuan në tubacionet e zonës ekonomike detare daneze dhe suedeze – dy rrjedhje në “Nord Stream I” në verilindje të ishullit danez Bornholm, një rrjedhje në “Nord Stream II” në juglindje të ishullit.
Shpërthime në tubacione
Një sizmograf në Bornholm regjistroi dy dridhje – një herë në orën 02:00 me kohën lokale dhe përsëri në orën 19:00, njoftoi qendra kërkimore gjermane GFZ.
GFZ tha se nuk ka të dhëna që në këtë zonë të ketë pasur tërmet.
“Nuk ka dyshim se këto ishin shpërthime”, tha Bjorn Lund i Qendrës Sizmologjike Suedeze në Universitetin Uppsala.
Fotot e marra nga ushtria daneze tregojnë zona me flluska të mëdha në sipërfaqen e ujit, që burojnë nga tre rrjedhjet në zonat ekonomike detare të Suedisë e Danimarkës dhe në veri të Polonisë. Zonat kanë një diametër prej 200 deri në 1,000 metra.
Një hap përshkallëzimi?
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin rrjedhjet si akte sabotimi ose sulmi.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se janë “akte të qëllimshme”. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti rrjedhjet një akt sabotimi që “ndoshta shënon hapin e ardhshëm të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë”. Kryeministrja në largim e Suedisë, Magdalena Andersson tha se “ka pasur shpërthime”, megjithëse ministrja e Jashtme, Ann Linde tha se nuk do të “spekulojë mbi motivet apo aktorët”.
Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen tha se rrjedhja kishte ndodhur për shkak të një “sabotimi”. Ajo paralajmëroi “përgjigjen më të fortë të mundshme” ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës energjetike evropiane.
Jo akt agresioni
Tubacionet “Nord Stream II” dhe “Nord Stream II” kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike muajt e fundit pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Evropë, sipas gjasave, në shenjë hakmarrjeje kundër sanksioneve perëndimore pas pushtimit të saj në Ukrainë.
Kopenhaga pret që rrjedhjet në tubacionet, të cilat janë plot me gaz, por jo funksionale, të zgjasin “të paktën një javë” – derisa të mbarojë metani që del nga tubat nënujorë. Si Danimarka, ashtu edhe qeveria suedeze thanë se nuk e konsiderojnë këtë si një akt agresioni, duke qenë se ngjarjet ndodhën jashtë ujërave territoriale të saj, në zonat ekonomike të administruara prej tyre.
Rusia vetë ka thënë se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për rrjedhjet. I pyetur nga gazetarët nëse mund të jetë një akt sabotimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se për momentin “është e pamundur të përjashtohen çdo opsion”. Ukraina tha se nuk ishte asgjë më shumë se një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni ndaj BE-së. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri