LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin fotot e Sony Xperia XR!

Rrjedhin fotot e Sony Xperia XR!
Telefoni i ardhshëm nga Sony mund të jetë parë online për herë të parë, pas një rrjedhje fotografish të cilat kanë filluar të qarkullojë nëpër internet.

Gazetari Steve Hemmerstoffer ka lëshuar një seri të imazheve që shfaqin një telefon për të cilin thotë se është Sony Xperia XR.

Lajmet mbi këtë pajisje kanë qarkulluar gjatë javëve të fundit dhe tani duket se është konfirmuar dizajni final i kësaj pajisje.


Sipas Hemmerstoffer, pajisja do të ketë dimenzione prej 146.4 x 71.9 x 8.1mm gjë që e bën atë më të gjatë dhe më të gjerë se Sony Xperia X Performance dhe 0.6mm më të hollë.

Përmes fotove shihet se Sony do t’i jap dizajnin ‘Omnibalance’ pajisjes së saj të ardhshme, dizajn ky që ka debutuar në të gjithë serinë e pajisjeve Xperia.

Bazuar në fotografitë e lëshuara, shihet edhe se pajisja do të ketë skenerin për gishtërinjë, blicin dual-LED dhe portin e USB-së Type C.