‘Rrjedh’ në internet fanella e re e Juves (Foto)

237:"GENOA, ITALY - MARCH 19: Juan Cuadrado (Juventus) celebrate after score 0-1 during the Serie A match between UC Sampdoria and Juventus FC at Stadio Luigi Ferraris on March 19, 2017 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images) 12:"Getty Images
Ka rrjedhur në internet një fotografi e fanellës së re të Juventusit për sezonin 2017/2018.
Sipas Footy Headlines, fanellat e reja do të vazhdojnë të jenë ato klasiket bardh e zi, por me një dizajn të pastër dhe mbresëlënës.

Fanellat do të jenë sërish të prodhuara nga Adidas, të sponsoruara nga kompania e automjeteve Jeep, ndërsa do të dalin në treg nga muaji maj.
Kjo do të jetë hera e parë që logoja 'J' do të përfshihet në fanellë që nga prezantimi në muajin janar.
Shiritat në fanellën e re do të jenë më të hollë, ashtu që në pjesën e përparme do të jenë nëntë (në raport me pesë sa janë aktualisht).
Në pjesën e pasme të fanellës do të jetë një bllok i zi për emrat dhe numrat e lojtarëve që do të jenë po ashtu të zinj. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































