LAJMI I FUNDIT:

Rritja e TikTok më nuk është si dikur

Rritja e TikTok më nuk është si dikur

TikTok është bërë një fenomen në internet, duke pësuar rritjen më të madhe për një kohë shumë të shkurtër.

Platforma fillimisht është lansuar në Kinë më 2016, ndërsa filloi përdorimin global një vit më vonë, duke grumbulluar më se 500 milionë ndjekës, ndërsa në total ka mbi 1.5 miliard ndjekës, transmeton Telegrafi.

Formati hibrid në mes të Vine dhe YouTube, ka bërë që videot në TikTok të jenë shumë atraktiv, ndërsa shumë i popullarizuara në mesin e të rinjve.


Por, të dhënat e fundit nga SensorTower, tregojnë se në ky rrjet social ka pësuar rënie, në çerekun e fundit te këtij viti. Gjatë muajit shtator, ka pasur 177 milionë shkarkime, që është për katër për qind, më pak se muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Rënia e përdorimit të TikTok, mund të jetë arsye se Facebook po shpenzon shumë për ta reklamuar platformën e vet, në mënyrë që të mbledhë sa më shumë përdorues të rij në moshë.

Shumë përdorues, TikTok i ka mbledhur duke reklamuar në Facebook, por kohëve të fundit nuk është duke shpenzuar aq sa dikur dhe interesimi ka rënë. Megjithëse është një fenomen botëror, kritikat e shumta që janë bërë së fundmi për TikTok, mund t’ia zbehin popullaritetin dhe ndjekësit të largohen.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e ka kritikuar TikTok për mënyrën e marrjes së të dhënave, derisa qeveria n Kinë e ka kritikuar për lejimin e shfaqjes së disa pamjeve nga protestat në Hong Kong. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Moment historik për Apple - gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Teknologji
Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Teknologji
Kalo në kategori