Vetëm ngritja që ka pasur çmimi i hekurit gjatë muajve të fundit, e ka shtrenjtuar koston e ndërtimit për një metër katror në Kosovë, për rreth 17 euro.
Kështu thotë Faton Hoxha, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve në Kosovë, duke shtuar se kjo rritje e kostos së ndërtimit pashmangshëm rrit edhe koston e banimit.
“Kemi ngritje të çmimit të hekurit apo armaturës për afër 100 për qind, çimentos 80 për qind, drurit 60 për qind, pra të gjitha materialet që janë bazë për ndërtim u janë rritur çmimet. Kur të shtojmë edhe transportin, mund të themi që kostoja e ndërtimit është rritur për mbi 20 për qind”, thotë Hoxha.
Ai thotë se ka tendencë edhe më tutje të rritjes së kostos së ndërtimit.
Rritja e kostos së ndërtimit thuhet të jenë shkaktuar për shkak të kërkesës së lartë për ndërtim, që është duke ndodhur pas lirimit të masave si pasojë e pandemisë në mbarë botën, por edhe në Kosovë.
Po ashtu, një arsyeje tjetër, thotë Hoxha, është se disa fabrika kanë punuar me numër të reduktuar të punëtorëve gjatë kohës së pandemisë dhe se prodhimi ka qenë i ulët.
Apartamentet mund të shtrenjtohen deri në 30 për qind
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kostoja e ndërtimit në Kosovë ka shënuar rritje për 5.3 për qind në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas ASK-së, ngritje të çmimeve kanë shënuar materialet ndërtimore 7.9 për qind, energjia 5.5 për qind, makineritë 2.7 për qind dhe kostot e tjera 0.6 për qind.
Por, sipas Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje për mbi 20 për qind.
Brahim Selimaj, pronar i kompanisë ndërtimore “Elsa”, thotë për Radion Evropa e Lirë se kostoja e ndërtimit dikton edhe çmimin e banesave, që siç thotë ai, do të jetë shumë më i lartë.
“Deri në 30 për qind do të jetë më e shtrenjtë kostoja e blerjes së banesave, për shkak të ngritjes enorme të çmimeve të materialeve ndërtimore”, thotë Selimaj.
Ai thotë se materialet ndërtimore janë më të shtrenjta në tre mujorin e fundit. Sipas tij, përveç materialit ndërtimor, çmimet janë rritur edhe për fuqinë punëtore, e cila është deficitare, sidomos tek muratorët që janë të inkuadruar drejtpërdrejt në ndërtim.
Kosova është importuese e pothuajse të gjitha materialeve ndërtimore dhe çdo ndryshim i çmimit në botë, ndikon edhe në Kosovë.
“Këto pasoja do të jenë më të mëdha në koston e shitjes dhe blerjes së banesave”, thotë ai.
Çmimet e banesave në Kosovë variojnë nga kompanitë private ndërtimore, që bëjnë shitjen e banesave. Çmimet për një metër katror nisin nga 500 euro e më lartë, varësisht nga lokacioni se ku gjendet banesa.
Sipas të dhënave të regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, e bërë në vitin 2011, numri i banesave është 412, 884. Ndërsa numri i popullsisë është 1,739,825 banorë.
Pas vitit 2011, ndërtimi i banesave në Kosovë ka pasur një hov të madh, por që nuk ka të dhëna për këtë periudhë nga ASK-ja.
Por, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ndër vite ka shënuar rënie numri i anëtarëve në një shtëpi apo banesë të përbashkët.
Derisa në vitin 2014, madhësia mesatare e ekonomive familjare ka qenë 5.62 banorë, në vitin 2019 ka rënë në 4.98 banorë në një familje.
Në pritje të diasporës
Selimaj thotë se ngritja e kostos së ndërtimit i ka vënë në një situatë të vështirë sektorin e ndërtimit dhe çmimet e materialeve ndërtimore, që edhe më tutje kanë tendencë të rriten edhe më shumë.
Por, tejkalimin e kësaj situate, shton Selimaj, e shohin tek qytetarët e Kosovës në diasporë, të cilët vijnë në Kosovë dhe blejnë patundshmëri.
“Unë kam shpresë që në këtë vit do të jetë fluksi më i madh i diasporës. Për fat të keq, jemi të varur nga remitencat”, thotë ai.
Remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore. Në vitin e kaluar shuma e këtyre mjeteve kishte arritur deri afër 1 miliard euro.
Një pjesë e madhe e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, shkojnë për blerje të patundshmërive. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Krasniqi nënshkruan marrëveshje me kryetarët e komunave përfituese - vlera e grantit është 8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës