Turqia po vazhdon presionin mbi autoritetet e Kosovës për mbylljen e bizneseve por edhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, e që sipas tyre, ndërlidhen me rrymën e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ardhur një letër me një kërkesë të tillë.
Shteti i Kosovës është mes “dy zjarreve”. Derisa ambasadat e shteteve të fuqishme dhe aleate të Kosovës [SHBA, Britani, Gjermani] po kërkojnë përgjegjësi institucionale për deportimin e gjashtë shtetasve turq, vitin e kaluar, në institucionet e Kosovës ka arritur një letër tjetër nga Turqia.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ardhur letra me kërkesën që bizneset turke, të cilat përkrahin rrymën ‘gyleniste’ të dëbohen nga Kosova. E, shtetasit turq të deportohen në Turqi.
RTV Dukagjini mëson se përmes kësaj letre është dorëzuar edhe lista e bizneseve që në vendin tonë, e që kërkohet të mbyllen për lidhje me rrjetin e klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fetullah Gylen.
Gjithashtu, precizohet në këtë letër, se depërtimi i shtetasve turq, duhet të bëhet në koordinim me Agjencinë e Inteligjencës së Turqisë (MIT).
Njoftohet se e njëjta letër i është dërguar edhe 22 shteteve të tjera, e që sipas tyre, kjo kërkesë po respektohet.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, figurojnë rreth 700 biznese turke në Kosovë, që operojnë në fusha të ndryshme.
Ndryshe, pas depërtimit të shtetasve turq, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kishte paralajmëruar aksioni të reja.
“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës”, kishte deklaruar Presidenti i Turqisë në atë kohë.
Edhe homologu i Erdoganit, Hashim Thaçi pati deklaruar se kushdo që është terrorist për Turqinë do të cilësohet i tillë edhe për Kosovës./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë