Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm prej 6,8 shkallë që goditi Turqinë tri ditë më parë ka shkuar në 39, kurse ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar të kërkojnë dy persona që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Suleyman Soilu.

Ai shtoi se qeveria do të ofroj ndihmë financiare për personat shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar. Sipas tij, rreth njëmijë shtëpi do të ndërtohen përkohësisht, e disa shkolla dhe xhami po përdoren aktualisht si strehimore, transmeton Telegrafi.


2 112

Në tërmetin që goditi provincën Elizag janë lënduar më shumë  se 1,600 persona, 86 prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë nëpër spitale, e për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike.

3 85

Deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë 45 persona, kurse zyrtarët kanë paralajmëruar evakuime në qytet, duke u bërë thirrje që të mos kthehen nëpër apartamentet e tyre dhe shtëpitë, nga frika se mund të shemben nga ndonjë tërmet i ri.

Ministri i Urbanizmit, Murat Kurum, ka deklaruar se autoritetet kanë filluar me shkatërrimin e 22 ndërtesave të dëmtuara pjesërisht në Elazig, derisa ka premtuar që deri në fund të vitit do të ndërtohen dymijë shtëpi të reja. /Telegrafi/