LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të pastrehëve, San Francisko organizon kampe me tenda të vendosura në distancë

Rritet numri i të pastrehëve, San Francisko organizon kampe me tenda të vendosura në distancë

San Francisko e Shteteve të Bashkuara, e ka hapur seksionin e parë të kampit, ku po qëndrojnë 50 të pastrehë, nëpër tenda të vendosur në një distancë të caktuar.

Ky veprim është ndërmarrë, që të reduktohet numri i të pastrehëve që qëndrojnë nëpër trotuare, pasi është rritur në masë të madhe numri i tyre, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e pandemisë me coronavirus, shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe shkaku i mungesës së të ardhurave, kanë mbetur pa një hapësirë për banim. “Fshati për gjumë të sigurt”, është quajtur ky kamp i mbyllur, që është vendosur në një bulevard ne qendër të qytetit.


Megjithëse deri më tani, ky qytet i Kalifornisë ka pasur probleme të mëdha me të pastrehë dhe e kishte të pamundur t’i strehonte, tani San Francisko po përdorë ambientet e boshatisura si pasojë e pandemisë, në mënyrë që së paku t’i izolojë në një hapësirë.

Situata me pandemi, ka bërë që të shtohet numri i tyre, ndërsa përbëjnë rrezik potencial për përhapjen e virusit, nëse qëndrojnë të shpërndarë nëpër rrugë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori