Në rritje është numri i rasteve me melanom (karcinom i cili rrjedh nga qelizat në lëkurë të quajtura melanociti) dhe nevojitet që popullata të bëjë kontrolle me kohë dhe ta mbrojë lëkurën nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot e theksoi koordinuesja e Euromelanoma Maqedoni – Fushata evropiane për luftë kundër melanomës, Zorica Zafiroviq nga klinika universitare për sëmundje të lëkurës dhe venerike, para fillimit të simpoziumit për melanomë malinje të titulluar “Sfida të reja në shërimin dhe trajtimin e melanomës malinje”, në organizim të Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”, Klinika universitare për onkologji dhe Oda e mjekëve të Maqedonisë.
Ajo theksoi se melanoma është arsyeja kryesore për vdekje nga të gjithë karcinomët e lëkurës dhe poenta e fushatës, e cila organizohet më 29, 30 dhe 31 maj, është ngritja e vetëdijes për mbrojtje me kohpë e lëkurës dhe paraqitje me kohë në ordinanca, njofton AIM.
Kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”, Biba Dodeva tha se një nga problemet kryesore për të sëmurët nga melanoma malinje janë terapitë e reja të cilat janë të kapshme prej vitit të kaluar, por jo të gjitha. Theksoi se kanë mapsur probleme rreth furnizimeve të reja, përkatësisht, siç tha, për pak pacientët do të mbeteshin pa këto barëra.
Kryetarja e Aleancës nacionale për sëmundje të rralla në Maqedoni, vesna Aleksoska tha se terapia nuk guxon të vonojë dhe nuk guxon të ketë mungesë të barërave. Ndoshta, potencoi, është më së miri edhe të bëhet ndonjë fond i posaçëm për barëra të cilat do të jenë inovative për kancer përmes të cilit do të furnizohen të gjitha barërat për pacientët me kancer.
Drejtori i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji, Millan Risteski tha se sipas “Terminit tim” në vitin 2016 ka pasur 198 raste të reja prej të cilave 46 ishin me të ashtuquajtur metastaza transite, ndërsa 32 ishin në stadium më të avancuar.
Shtoi se sipas trendeve botërore, drejt të cilave synojmë, një pacient i trajtuar mirë me melanomë në metastazë ka mbijetesë më afatgjate së paku për tre vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet