Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) këtë të enjten ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2023.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin mars 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 426.8 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 405.3 milion Euro në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 16.1%.
Eksporti i mallrave në muajin mars 2023 kishte vlerën 81.7 milion Euro, ndërsa importi 508.5 milion Euro, që është një rënie prej (-7.7%) për eksport, si dhe një rritje prej 3.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 14.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.1% e përbëjnë produktet minerale; 3.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tekstili, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.3% e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 8.7% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.0 milion Euro, ose rreth 34.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.0%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.2%), Italia (4.3%), Holanda (3.1%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 228.1 milion Euro, ose 44.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Greqia (6.3%), Italia (6.1%), etj.
Në muajin mars 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 32.0 milion Euro, ose 39.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6.3%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (14.6%), Shqipëria (11.0%), Serbia (6.3%), dhe Mali i Zi (5.8%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin mars 2023, arritën në 92.5 milion Euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.7%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (5.0%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 21.6 milion Euro, ose 26.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.2%), dhe Zvicra (7.7%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 187.8 milion Euro, ose 36.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.3%) dhe Kina (8.4%)./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit