LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i produkteve të konsumit

Rritet çmimi i produkteve të konsumit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin mars të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin mars 2019.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,1% në muajin mars 2019, krahasuar me muajin shkurt 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.5%); pemë (2.2%); perime (3.2%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.1%)-(ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, ka njoftuar ASK-ja.


Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.7%) – (rënia e çmimit të drunjve të zjarrit për ngrohje) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2019, me muajin mars 2018 ishte 3.3%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.3% në muajin mars 2019, krahasuar me muajin mars 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.6%); mish (3.7%); qumësht, djathë dhe vezë (4.2%); perime (32.5%); pije alkoolike (1.7%); duhan (3.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (6.4%) – (ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës), shërbime hoteliere (1.5%); gjëra personale (3.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.6 për qind në IHÇK”, bënë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-10.3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.3%) – (rënia e çmimit të drunjve të zjarrit për ngrohje); shërbime për transport (-5.4%) – (rënia e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori