Rritja e çmimeve të peletave dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike ka rritur kërkesën për drunjtë për ngrohje. Përkundër shtrenjtimit edhe të këtij energjensi, megjithatë në rritje janë kërkesat për dru për ngrohje. Këtë e tregon edhe program për punë i ndërmarrjes publike të pyjeve, sipas të cilës plani për prodhimin e drurit për ngrohje këtë vit, është 516.032 metër kub, përkundër 430.000 metër kub në vitin 2021 dhe 470.000 metër kub në vitin 2020.
Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”, thonë se pas 13 vitesh kanë kërkuar nga qeveria që të shtrenjtojë për 20 për qind koston e druve për ngrohje, nga 2800 për dru ahu dhe 2900 denarë për metër katror për dru dushku sa ishte më parë çmimi i tyre. Kjo kërkesë edhe është pranuar nga ekzekutivi, me çka edhe çmimi i Ndërmarrjes Publike të Pyjeve është rritur nga 2800 rritur në 3444 denarë për metër dru ahu, dhe nga 2900 në 3564 denarë për metër dru dushku.
Një shtrenjtim i tillë është imponuar edhe me shtrenjtimin e druve për ngrohje prej 4000 deri 5000 tek sektori privat sa janë shitur drutë në periudhën e kaluar, por edhe me rritjen e harxhimeve si prerja e druve, pranim dorëzim apo transporti, magazinimi etj, së bashku me rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës që rrisin edhe koston e ofrimit në treg të druve për ngrohje. Dallimi i madh në çmimeve midis privatit dhe shtetit për drutë për ngrohje vjen si rrjedhojë e faktit se sektori privat nuk i ka çmimet e rregulluara dhe po i formon ato në bazë të tregut dhe në mënyrë të pavarur.
Drejtori i ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, Valentin Gruevski thotë se këto çmime nuk kanë ndryshuar që nga viti 2009, duke shtuar se me to punojmë me humbje dhe ato nuk janë të shpagueshme në aspektin financiar. Për më tepër, shton ai, janë shtrenjtuar çmimet e të gjitha energjenseve, andaj edhe kishin dorëzuar kërkesë për shtrenjtimin e druve deri tek qeveria.
Nga ana tjetër të dhënat e Statistikës, tregojnë se në Maqedoninë e Veriut dominon ngrohja me dru. Nga numri i përgjithshëm i amvisërive, mbi 60 për qind harxhojnë dru si energjens kryesor për ngrohje, afër 30 për qind përdorin energjinë elektrike etj. Të dhënat e Entit të Statistikës për vitin 2019, tregojnë se 279.227 amvisëri janë ngrohur me dru, 177.712 amvisëri janë ngrohur me energji elektrike, 58.207 amvisëri janë ngrohur me ngrohje qendrore, 48.201 amvisë ri janë ngrohur me peleta, briketa, me qymyr janë ngrohur 962 amvisëri, me naftë janë ngrohur 2883 amvisëri dhe me gaz natyror janë ngrohur 551 amvisëri. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova