Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët.

Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., të cilat pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet evropiane.


Rritja parashikohet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, ‘Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas udhëzimit, për automjetet me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë (2,000 euro)250 mijë lekë (2,500 euro), duke shënuar një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera e referencës rritet nga 325 mijë lekë (3,250 euro)406 mijë lekë (4,060 euro), ose rreth 25% më shumë.

Për automjetet me cilindratë nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë (4,000 euro)500 mijë lekë (5,000 euro), me një rritje prej 25%.

Për automjetet me cilindratë nga 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal rritet nga 500 mijë lekë (5,000 euro)625 mijë lekë (6,250 euro), që përfaqëson një rritje prej 25%.

Ndërsa për automjetet me cilindratë mbi 4500 cc, vlera minimale e referencës mbetet e pandryshuar, në nivelin 1 milion lekë (10,000 euro).

Rritja prej 25% është miratuar edhe për çmimet e referencës për kategorinë e mjeteve si kamionçina, furgonë dhe kamionë.

Për kamionçinat dhe furgonët me kapacitet deri në 1.5 tonë, vlera minimale e referencës për zhdoganim rritet nga 400 mijë lekë (4,000 euro)500 mijë lekë (5,000 euro), ose 25% më shumë.

Për mjetet me kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 600 mijë lekë (6,000 euro)750 mijë lekë (7,500 euro), duke shënuar një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet nga 3.5 deri në 10 tonë, vlera minimale e referencës rritet nga 850 mijë lekë (8,500 euro)1,062,500 lekë (10,625 euro), ose rreth 25% më shumë.

Për kamionët me kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, çmimi minimal i zhdoganimit rritet nga 1 milion lekë (10,000 euro)1,250,000 lekë (12,500 euro), me një rritje prej 25%.

Për kamionët me kapacitet mbi 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1.2 milion lekë (12,000 euro)1.5 milion lekë (15,000 euro), duke reflektuar gjithashtu një rritje prej 25%.

Ishte

UDHËZIM Nr. 3, datë 23.1.2018
PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE

Për autoveturat:

  • Deri 1400 cc: jo më pak se 130,000 lekë (1,300 euro)
  • Mbi 1400–1900 cc: jo më pak se 200,000 lekë (2,000 euro)
  • Mbi 1900–2500 cc: jo më pak se 325,000 lekë (3,250 euro)
  • Mbi 2500–3000 cc: jo më pak se 400,000 lekë (4,000 euro)
  • Mbi 3000–4500 cc: jo më pak se 500,000 lekë (5,000 euro)
  • Mbi 4500 cc: jo më pak se 1,000,000 lekë (10,000 euro)

Kamionçina, furgona dhe kamionë:

  • Deri në 1.5 tonë: 400,000 lekë (4,000 euro)
  • 1.5–3.5 tonë: 600,000 lekë (6,000 euro)
  • 3.5–10 tonë: 850,000 lekë (8,500 euro)
  • 10–15 tonë: 1,000,000 lekë (10,000 euro)
  • Mbi 15 tonë: 1,200,000 lekë (12,000 euro)

Bëhet

UDHËZIMI Nr. 26, datë 17.12.2025
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 3, DATË 23.1.2018,
“PËR VLERËSIMIN E MALLRAVE PËR QËLLIME DOGANORE”

Për autoveturat:

  • deri në 1400 cc: 162,500 lekë (1,625 euro)
  • mbi 1400–1900 cc: 250,000 lekë (2,500 euro)
  • mbi 1900–2500 cc: 406,000 lekë (4,060 euro)
  • mbi 2500–3000 cc: 500,000 lekë (5,000 euro)
  • mbi 3000–4500 cc: 625,000 lekë (6,250 euro)
  • mbi 4500 cc: 1,000,000 lekë (10,000 euro)

Për kamionçina, furgona dhe kamionë:

  • deri në 1.5 tonë: 500,000 lekë (5,000 euro)
  • 1.5–3.5 tonë: 750,000 lekë (7,500 euro)
  • 3.5–10 tonë: 1,062,500 lekë (10,625 euro)
  • 10–15 tonë: 1,250,000 lekë (12,500 euro)
  • mbi 15 tonë: 1,500,000 lekë (15,000 euro)

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor.al