LAJMI I FUNDIT:

Rrihen vëllezërit për një pronë në Drenas

Rrihen vëllezërit për një pronë në Drenas
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Drenas, pasi që dyshohet se i njëjti për çështje pronësore është përleshur fizikisht me vëllain e tij dhe bashkëshorten e viktimës.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktimat dhe i dyshuari.

I dyshuari, pas tretmanit mjekësor në QKMF – Drenas, është liruar, ndërsa viktimat janë dërguar në QKUK.


Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre kanë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie e cila dyshohet se kanë në pronësi të dyshuarit, por nuk është përdorur.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.