Site icon Telegrafi

Rrihen mes vete katër të mitur në Drenas, bëhen për spital

Foto: Ilustrim

Katër të mitur kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:45, në Drenas.

Tutje thuhet se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

Sipas raportit tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe  në përkujdesje të policisë.

Ndërkaq, rasti është në procedurë. /Telegrafi/

Exit mobile version