Lisi i lashtë që shënonte kufirin mes Anglisë dhe Uellsit, është rrëzuar pas njëmijë vitesh.
I njohur si Lisi Buttington, ishte mbjellë në Offa Duke – një linjë tokësore, që shënonte zonën kufitare mes dy shtetesh – të emëruar sipas mbretit anglosakson Offa, transmeton Telegrafi.
Trupi me diametër prej dhjetë metrash, që qëndroi krenar në atë zonë për disa shekuj, ishte lodhur nga pesha e moshës.
Atë e kishte gjetur Rob McBride, që njihet si ‘Gjuetari i Drurëve’, që për një kohë të gjatë është në kërkim të drurëve të lashtë.
“Ndjeja keqardhje, sepse ishte lisi më i vjetër në këtë regjion, ndërsa i dyti më i vjetër në Uells”, ka thënë McBride.
Për vendasit, ky nuk ishte një lis i zakonshëm, që ka mbirë vet. Por, ishte mbjellë prej banorëve, pas betejës së Buttington – prej nga e ka marrë edhe emrin – ndërsa kishte vlerë të lartë kulturore dhe historike, sepse kujtonte një kohë shumë rëndësishme. /Telegrafi/