Trazirat që pasuan me vrasjen e George Floydit, kanë nxjerrë në shesh edhe rrëzimin e statujave të atyre që kanë qenë të përfshirë në tregti me skllevër. Është vështirë të besohet se ky veprim ndikon në rënien e racizmit, siç kërkojnë vepruesit e këtij akti. Megjithatë, opinioni është sensibilizuar edhe një herë për të kaluarën e palavdishme të shteteve të Perëndimit, për kohën kur të gjitha ishin përfshirë në tregtinë me skllevër. Kjo lloj tregtie është shumë e turpshme, por dikur ka qenë tejet e leverdishme dhe burim i rëndësishëm i të ardhurave të këtyre shteteve.
Ditëve të fundit, protestuesit në Britani të Madhe kanë kërkuar edhe heqjen e statujës së një njeriu të veçantë, William Gladstoneit (1809-1898). Gladstone ka shërbyer katër herë si kryeministër i Britanisë Madhe dhe ka qenë përkrahës i kësaj tregtie të turpshme. Madje, familja e tij kanë qenë ndër pronarët më të mëdhenj të skllevërve në Britani me 2508 nga ta. Kur skllavëria u bë e paligjshme në Britani (1801), Gladstone ishte angazhuar që pronarët e skllevërve të kompensoheshin pasi që i kishin humbur skllevërit që i konsideronin si pronë. Në vitin 1837 u nxor ligji për kompensim dhe me angazhim të Gladstonit, familja e tij, sipas vlerës së sotme merr nga shteti 545 milionë funte.
Studentët e Universitetit të Liverpulit e kanë hequr emrin e tij në njërën nga ndërtesat e universitetit dhe kanë kërkuar largimin e statujës. Familja e tij, në mënyrë që të mos krijohet ndonjë problem, ka premtuar se do ta heq statujën nga një vend ku është pronë private dhe kjo është një punë e mirë.
William Gladstone ka edhe disa mëkate tjera. Ai është themelues i liberalizmit anglez, i cili në politikën e jashtme britanike ndaj Ballkanit u reflektua në dëm të madh të shqiptarëve. Gladstone ka qenë një lloj fanatiku religjioz i krishterë, që ia hapi dyert Rusisë të përzihej në Ballkan për t’i ‘mbrojtur’ sllavët ortodoksë. Pas përfundimit të Kongresit të Berlinit (1878), erdhi sërish në pushtet dhe iu kërcënua me intervenim shqiptarëve dhe Portës që t’ia dorëzonin territoret Malit të Zi dhe Greqisë. Benjamin Disraeli, më herët, sa ishte në pushtet, e kishte refuzuar këtë veprim.
Pas Kongresit të Berlinit, diplomatët britanikë në Stamboll, lordi Goschen dhe lordi Fitzmaurice, i sugjeruan Gladstoneit që ta shqyrtonte mundësinë e themelimit të shtetit autonom apo të pavarur shqiptar. Por, ai nuk u interesua aspak për shqiptarët. Ai, ia kaloi edhe Bismarckut dhe refuzoi ta njihte ekzistimin e nacionalitetit shqiptar duke i favorizuar vetëm të krishterët sllavë dhe pjesërisht edhe grekët.
Me këtë veprim, Glasdtone është përgjegjës për vrasjen e idesë së shtetit shqiptar që kishte lindur në Britani me lord Byronin e që ishte zhvilluar nga disa intelektualë tjerë, së bashku me konzervatorët në krye me Disraelin. Madje, siç u përmend më lart, ai i varrosi edhe sugjerimet e diplomatëve të tij që ishin në favor të krijimit të një bërthame të Shqipërisë autonome dhe i ushqeu apetitet sllave për toka shqiptare. Për të qenë e keqja më e madhe, Gladstone e hapi rrugën e krimit duke i frymëzuar shtetet ballkanike që gjatë luftërave të viteve 1912-1913, të vritnin shqiptarë dhe jo të krishterë tjerë, pa u brengosur.
Pasardhësit e tij politikë, në mesin e tyre edhe Winston Churchill, i lavdëruan shtetet ballkanike pas masakrave që ushtruan. Kjo politikë ka qenë shumë e padrejtë dhe është përgjegjëse edhe për situatën e sotme pasi që në Ballkan, për këtë arsye, ende nuk ka qetësi. Kjo politikë në opinionin britanik e themeloi një dashuri të tepruar për Greqinë, Serbinë dhe më vonë për Jugosllavinë. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë në radarin e kësaj politike, deri në vitin 1997, kur laburistët, në krye me Tony Blairin, e përmbysën këtë të keqe ashtu siç duhej.
Nga pikëpamja ime, William Gladstone është personaliteti më i poshtër anglez që mund të hasni në letrat e historisë që kanë të bëjnë me Ballkanin. Prandaj, unë nuk kam asgjë kundër nëse hiqet statuja e tij, sikur kjo në këtë postim ku shihem unë me të në Liverpul. Por, ai në Britani ka statuja gjithandej dhe nuk ka mundësi të hiqen të gjitha.
Megjithatë, kjo statujë, siç dihet, nuk është e vetmja problematike. Historia e re e Britanisë është histori e kolonializmit dhe për britanikët nuk është lehtë të tërhiqet vija në mes statujave të ‘mira’ dhe të ‘këqija’. Britanikët nuk e kanë lehtë ta shikojnë në sy të kaluarën e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!