Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar këto ditë, pasi mund të ketë rrezik për zjarre.
Aliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes pasi nga erërat e nxehta që do ta shoqërojnë vendin zjarri mund të përhapet edhe në vendbanime.
“Kjo erë që është bukur e ngrohtë dhe temperaturat që ishin dje, sipas parashikimeve për zjarret parashihet që në disa vende, kryesisht në pjesën qendrore të Kosovës mund të ketë dhe zjarre. Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos ndezin zjarre. Faza e korrje-shirjeve gati ka përfunduar e mos t’i ndezin ato, sepse këto temperatura dhe kjo erë është rrezik që zjarri të shpërndahet dhe në vendbanime”, ka thënë Aliu.
Ai tha tutje se në raport me të martën ku temperaturat ishin 37-38 gradë Celsius në nivel vendi, të mërkurën temperaturat janë ulur për 7-8 gradë dhe maksimalja gjatë ditës do të arrijë 30-31 gradë Celsius.
“Por, që do të kemi erë nga veri-lindja e cila do të arrijë nga 1 deri në 8 apo në 9 m/s, por që në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit, konkretisht në Istog dhe vendet përreth pasi kemi erë me shpejtësi 10 m/s”, tha ai.
Po ashtu, Aliu theksoi se sot pasdite parashihet të ketë vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të cilat do të jenë 100 për qind të izoluara, “në vende tjera do të jenë në afatshkurtra, por që intensiteti i tyre do të jetë i ndryshueshëm”.
I pyetur se si njerëzit duhet të mbrohen nëse do të ketë stuhi, ai tha: “Sigurisht që qytetarët kur të shohin stuhi duhet të mbrohen dhe të hyjnë në vendet ku nuk pengohen nga stuhitë sepse ato nuk zgjasin shumë”.
Ndryshe, Kosova është në mesin e vendeve “me rrezik të lartë” që mund të përballet me zjarre, sipas të dhënave të përpiluara nga Copernicus, pjesë e programit Hapësinor të Bashkimit Evropian dhe Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje.
Parashikimi i sotëm për zjarret sipas Sky News, e ka pozicionuar pjesën më të madhe të Evropës jugore në alarm të kuq, dhe në mesin e tyre figuron edhe Kosova, transmeton Telegrafi.
Sipas hartës, zonat me ngjyrë të gjelbër konsiderohen “me rrezik të ulët” derisa zonat me ngjyrë vjollcë të errët konsiderohen në “rrezik ekstrem”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë