LAJMI I FUNDIT:

Rreziku për një luftë të re bërthamore, më i madh se kurrë më parë

Rreziku për një luftë të re bërthamore, më i madh se kurrë më parë

“Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha të martën një eksperte e lartë e sigurisë, e Kombeve të Bashkuara.

Ajo e quajti këtë një çështje “urgjente”, që bota duhet ta marrë seriozisht. Renata Dwan, drejtoreshë e Institutit të OKB-së për Kërkimet në fushën e Çarmatimit tha se, të gjitha shtetet me armë bërthamore kanë programe modernizimi bërthamor dhe peizazhi i kontrollit të armëve po ndryshon, pjesërisht për shkak të konkurrencës strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Marrëveshjet tradicionale të kontrollit të armëve janë duke u shkatërruar gjithashtu, nga shfaqja e llojeve të reja të luftës, me përhapjen gjithnjë e më të madhe të grupeve të armatosura dhe teknologjive të reja”, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë.


Bisedimet e çarmatimit janë pezulluar për dy dekadat e fundit, për sa kohë që 122 vende kanë nënshkruar një traktat për ndalimin e armëve bërthamore, “pjesërisht nga irritimi dhe pjesërisht ngaqë i kanë kuptuar rreziqet”, tha ajo.

Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore u mbështet nga Fushata ndërkombëtare për largimin e Armëve Bërthamore (ICAN), e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017. Traktati ka mbledhur deri më tani 23 nga 50 ratifikimet që duhen për të hyrë në fuqi, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Austrinë, Tajlandën, Vietnamin dhe Meksikën.

Traktati kundërshtohet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe shtete të tjera me armë bërthamore.

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori