LAJMI I FUNDIT:

Rreziku i daljes së lumenjve nga shtrati, shembje të urave dhe rrugë të përmbytura – situata aktuale pas vërshimeve në disa prej komunave të Kosovës

Rreziku i daljes së lumenjve nga shtrati, shembje të urave dhe rrugë të përmbytura – situata aktuale pas vërshimeve në disa prej komunave të Kosovës

Në disa prej komunave të Kosovës gjatë ditë së sotme është raportuar për vërshime, si pasojë e reshjeve të shiut të cilat kanë filluar të bien që nga dita e shtunë.

Me përmbytje të shumta aktualisht janë duke u përballur këto komuna: Peja, Gjakova, Deçani, Juniku, Istogu, Vushtrria e Mitrovica.

Situatë më e rënduar duket në Pejë dhe në Mitrovicë ku niveli i ujit në lumenjtë e këtyre dy qyteteve është rritur dukshëm dhe rrezikon të dalë nga shtrati.


Rritja e nivelit të Lumbardhit në Pejë (20.11.2022)

Në Pejë si pasojë e reshjeve është rritur niveli i ujit në Lumbardh. Drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim, Gëzim Gashi i tha Telegrafit se disa familje kanë kërkuar ndihmë pasi ishin përfshirë nga vërshimet.

“Situata është në kontroll për momentin. Po shpresojmë që edhe reshjet e shiut të ndalen. Kemi kërkesa prej disa familjeve të cilat kanë kërkuar ndihmë dhe jemi munduar t’i ndihmojmë me mundësitë dhe kapacitetet tona”, tha ai.

E kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri tha se situata është e menagjueshme.

“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, shkroi Muhaxheri në Facebook.

Me të njëjtën situatë janë përballur edhe në komunën e Mitrovicës.

Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza në një prononcim për Telegrafin tha se situata është shqetësuese dhe se te katër lumenjtë e qytetit është rrit niveli i ujit.

Vërshimet në Mitrovicë (20.11.2022)

“Situata është kogja shqetësuese, Mitrovica ka katër lumenj dhe tek të gjithë është rritë niveli i ujit. Jemi me disa ekipe në terren duke intervenuar, për momentin jemi te lumi i Lushtës pasi që është këputë një urë dhe rrezikon të bllokojë tunelin ku shkon. Jemi duke e bërë maksimumin, por megjithatë niveli i ujit është shumë i lartë”, tha Hamza.

Në Gjakovë gjendje më e rënduar është raportuar në urën Muglica. E pas reshjeve të shiut në këtë komunë janë shkaktuar probleme edhe me ujë të pijes.

KRU “Gjakova”, ka njoftuar se si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat kanë problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe, të cilëve aktualisht iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

Në komunën e Junikut, sipas zyrtarëve komunal të kësaj komune situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar vërshime dhe përmbytje.

Nënkryetari i Junikut, Besart Tofaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, dhe ka thënë se për shkak të reshjeve të shiut lumi Erenik “rrezikon edhe të dal nga shtrati”.

Rritja e nivelit të ujit në lumin Erenik (20.11.2022)

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vështirësi dhe në komunën e Deçanit.

Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj në një prononcim për Telegrafin tha se gjashtë familje kanë kërkuar ndihmë pasi që uji ka depërtuar në shtëpitë e tyre.

Tutje Ramosaj deklaroi se ura në fshatin Vranoc i vogël është duke u shembur nga vërshimet, mirëpo sipas tij situata më e rënduar është në fshatin Baballoq.

Vërshimet në Deçan (20.11.2022)

“Situata është goxha e rënduar këtu në komunën e Deçanit. Jemi duke punuar me gjashtë ekskavator nëpër terrene për ta lehtësuar situatën e krijuar si pasojë e vërshimeve. Mirëpo nuk është kjo në dorën tonë. Diku gjashtë familje kanë kërkuar ndihmë pasi uji ka depërtuar në shtëpitë e tyre. Ura në fshatin Vranoc i vogël është duke u shembur pasi ajo urë ka probleme të njëjta sa herë që ka vërshime dhe fshati Baballoq ka më shumë telashe”, tha ai.

Edhe në komunën e Istogut është raportuar për vërshime dhe probleme që kanë shkaktuar erërat e forta në këtë pjesë.

Kryetari i kësaj komune, Ilir Ferati tha se nga vërshimet janë prekur shumë zona si: Qyteti i Istogut, Vrella, Studenica, Orroberda, Kaliqani, Baica, Lluga/Llukafc, Tomoci, Prigoda, Drejë, Shushica, Kërrnina.

Vërshimet në Istog (20.11.2022)

“Bashkë me ekipet emergjente jemi në teren duke bërë ndërhyrjet e nevojshme me makineritë që i kemi në dispozicion si komunë, bashkë me Zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës,Hidrodrinin, Drinin e Bardhë si dhe ato të firmave private të Istogut të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë, pas krijimit të kësaj situate! Për momentin gjendja është e menagjueshme, rrugët janë të qarkullueshme, dëme ka të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese, në bujqësi”, shkroi Ferati në rrjetin social Facebook.

Pas situatës së krijuar, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK është e gatshme të intervenoj.

“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në një njoftim më 18 nëntor ka thënë se reshjet e shiut me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale pritet të vazhdojnë deri të hënën më 21 nëntor.

Më të theksuara reshjet e shiut, sipas Institutit do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec dhe vende tjera.

Sipas Institutit këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

Drejtësi
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Lajme
Kalo në kategori