Rrethi i fundit në Superligën e Kosovës – kush ka orar më të mirë mes Llapit, Ballkanit dhe Dritës?
Kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, apo thënë ndryshe faza e fundit, Llapi, Ballkani dhe Drita do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm për titull.
Llapi është lideri i ri me 54 pikë, ndërsa Ballkani ka 53 pikë. Drita është e treta me 51 pikë.
Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund, duket se Llapi ka orar më të mirë në krahasim me Ballkanin dhe Dritën .
Llapi ka pesë takime në shtëpi dhe katër në udhëtim, ndërsa pret të gjithë rivalët për titull në “Zahir Pajaziti.
Edhe Ballkani i zhvillon pesë ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë saj. Ballkani e pret Dritën, ndërsa udhëton te Llapi.
Drita ka orarin më të keq nga rivalët për titull, pasi luan në shtëpi katër ndeshje, ndërsa pesë i ka si mysafir.
Se kush do të shpallet kampion mbetet të shihet kur kanë mbetur edhe 27 pikë në lojë. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e mbetura.
Orari i Llapit deri në fund Llapi – Drita
Dukagjini – Llapi Llapi – Fushë Kosova
Prishtina – Llapi Llapi – Feronikeli
Gjilani – Llapi Llapi – Malisheva
Llapi – Ballkani
Liria – Llapi
Orari i Ballkanit deri në fund Ballkani – Liria
Feronikeli 74 – Ballkani Ballkani – Drita
Gjilani – Ballkani Ballkani – Dukagjin
Malisheva – Ballkani Ballkani – Fushë Kosova
Llapi – Ballkani Ballkani – Prishtina
Orari i Dritës deri në fund
Llapi – Drita Drita – Liri
Ballkani – Drita
Dukagjini – Drita Drita – Fushë Kosova
Prishtina – Drita Drita – Feronikeli 7
Gjilani – Drita Drita – Malisheva
/Telegrafi/






























