LAJMI I FUNDIT:

Rreth 200 vetura të përmbytura në bodrumet e banesave në Fushë Kosovë, qytetari thotë se dëmi ndaj biznesit të tij shkon në 70 mijë euro

Rreth 200 vetura të përmbytura në bodrumet e banesave në Fushë Kosovë, qytetari thotë se dëmi ndaj biznesit të tij shkon në 70 mijë euro

Në Komunën e Fushë Kosovës janë përmbytur shumë rrugë. Raportohet bodrumet e banesave janë mbushur me ujë ndërsa shumë vetura janë përmbytur si pasojë e përmbytjeve.

Banorët e një lagjeje të Fushë Kosovës thonë se dëmet që janë shkaktuar kanë qenë shumë të mëdha derisa sipas tyre ndihma e institucioneve shtetërore ka munguar.

“Uji që ka filluar të rrjedhë nga ora 1:00 pas mesnate na është futur nëpër bodrume. Rreth 200 vetura na kanë mbetur në bodrume të cilët i ka përmbytur tërësisht uji”, shprehet qytetari Arianit Dreshaj për RTV Dukagjinin.


“Shiu ka shkaktuar dëme të mëdha. Veturat komplet i ka përmbysur uji. Nuk dihet që ka vetura në garuzhda. Kemi pritur shtatë orë deri kanë ardhur zjarrfikësit që së paku ndonjë kerr me shpëtua”, thotë qytetari tjetër Mujë Zabeli.

Një tjetër qytetarë thotë se vërshimet kanë shkaktuar dëme në mall dhe pajisje.

“Këto vërshime më kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Vetëm në punëtori më ka shkaktuar dëm rreth 70 mijë euro”, deklaroi qytetari Rrustem Mustafa.

Për shkak të kësaj situate disa qytetarë u konfrontuan me ndërtuesit e banesave pasi sipas tyre ndërtimi i keq ua ka sjellë këto përmbytje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori